Grabitje me armë në Vlorë, një supermarket objektiv i 3 personave të maskuar

Publikuar tek: aktualitet, më 19:55 18-01-2016 Grabitje me armë në Vlorë, një supermarket objektiv i 3 personave të maskuar Foto ilustruese

Një grabitje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në Novoselë të Vlorës, ku 3 persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një supermarket.

Ngjarja ka ndodhur pranë “Urës së Mifolit”, dhe mësohet se grabitësit kanë arritur të marrin rreth 50 mijë lekë të reja nga supermarketi. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e vjedhjes.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa kontrolle po kryhen në dy anët e rrugës së vjetër të Novoselës. 

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:35, është marrë njoftimi se 3 persona të maskuar kanë vjedhur disa para në një supermarket.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Ura e Mifolit, ku në një "Supermarket" në pronësi të shtetasit: I.N, janë futur 3 persona të paidentifikuar (të maskuar), ku njëri prej tyre ka nxjerrë një armë zjarri të llojit "Pistoletë" dhe të 3 këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë mundur të marrin xhiron ditore të këtij supermarketi, rreth 50.000 lekë (500 mijë lekë të vjetra) dhe janë larguar menjëherë.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të dy anët e rrugës së vjetër të Novoselës, gjithashtu në autostradën kryesore dhe po punohet për kapjen e autorëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045139789581299
array(1) { ["section"]=> string(81) "grabitje-me-arme-ne-vlore-nje-supermarket-objektiv-i-3-personave-te-maskuar-30331" }