Grabitje si në filma, biznesmenit në Durrës i rrëmbejnë djalin dhe i vjedhin 10 mijë euro

Publikuar tek: aktualitet, më 21:27 12-01-2019 Grabitje si në filma, biznesmenit në Durrës i rrëmbejnë djalin dhe i vjedhin 10 mijë euro Foto ilustruese

Grabitet nga tre persona të armatosur shtëpia e një biznesmeni në Shkozet të Durrësit.

Grabitësit, ende të paidentifikuar, me maska në kokë kanë hyrë në shtëpinë e një biznesmeni dhe kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash.

Nga të dhënat paraprake, thuhet se personat e maskuar kanë marrë 10 mijë euro, ndërsa dyshohet se ishin të veshur si punonjës policie.

Mësohet se grabitësit, kanë lidhur familjarët dhe në ikje kanë marrë me vete djalin e biznesmenit, të cilën e lanë të lirë disa kilometra larg shtëpisë.

Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentuan të kalonin kufirin me dy çanta kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Gjirokastër (EMRAT)
E ëma e braktis në jetimore, djali kërkon të bashkohet me të pas 10 vitesh »
Article Logic
Execution time: 0.016941070556641
array(1) { ["section"]=> string(95) "grabitje-si-ne-filma-biznesmenit-ne-durres-i-rrembejne-djalin-dhe-i-vjedhin-10-mije-euro-148549" }