Gramoz Ruçi: Edi Rama na i mori shpirtin ne burrave të Partisë Socialiste…

Publikuar tek: politike, më 11:46 08-03-2016 Gramoz Ruçi: Edi Rama na i mori shpirtin ne burrave të Partisë Socialiste…

“Edi Rama na i mori shpirtin ne burrave të Partisë Socialiste…’’, ky ka qenë konstatimi i kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçit, një nga deputetët më të vjetër në parti. Ruçi ka përfituar nga rasti ta bëjë këtë konstatim këtë 8 mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Deputeti ka shpjeguar pse Rama ‘’ua ka marrë shpirtin’’.

“Më duket vetja si Xha Sulo… Burri përulet para gruas se i ka borxh jetën, dashurinë dhe kujdesin që duhet të ketë. E tillë ka ndodhur edhe me atë që kemi në krye Edi Ramën. Shumëkush e di që është më pak i egër. Si kryebashkiak dhe sot, na mori shpirtin ne burrave te PS-ja me atë 50% e famshëm të antarësimin. Është hera e parë që te PS mbi këto 25 vjet që kemi unë dhe Pandi gjysma e këshilltarëve janë zonja të nderuara.”, tha Ruçi.

Më tej ai e vazhdoi bisedën për listat e delegateve gra në Shqipërinë verilindore.

“E dini ç’më ka bërë përshtypjhe këto ditë? Me këmbënguljen e Edi Ramës 50% duhet të jenë shoqe dhe kështu vepruam. Një kolegu im deputet në mbledhje, u ngrit dhe tha: ‘’Kryetar nuk bëhet kjo në zonën veriore të Shqipërisë, pasi ne nuk I lëshojmë gratë!’’

 Dialogoi me kryetarin e Partisë dhe pasi mora procesverbalin nga zona verilindore, më bëri përshtypje që shumë njësi administrative kishin vetëm një kandidat për delegate. E dini që mbi 75% të kandidatëeve aty ku kishte grua dhe burrë kishte fituar gruaja. Dhe tjetra, atje ku ishin 3 delegatë, atëherë u dha porosii, as burrë as grua, ajo apo ai kandidat që në listë ka marrë më shumë vota. 80%  kokë më kokë gruaja me burrin, ka fituar gruaja! Sigurisht që kjo është një arritje. Në Cakran, komunë burrash, nga 10 shoqe dhe 10 burra, I kishin marrë shoqet. Kongresi do të shkojë shumë mirë se 50% janë shoqe.”, rrëfeu më tej Ruçi.

Ai tregoi edhe një fragment me nje ekspert gjerman, në kohën kur drejtonte për 3 muaj Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ai e kishte këshilluar t’u drejtohej grave.

“Ai më tha: Që janë gjakrat kaq të ndezura në këtë vend, vetëm gruaja mund të shpëtojë ty si ministër i Brendshëm. Gruaja është nënë, motër, ka një vëlla, një burrë në prag të luftës civile, vetëm ajo mund t’I ulë gjakrat. E vërteta është se falë këtyre grave Shqipëria nuk kaloi në luftë civile…’’, përfundoi Ruçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta pret anëtarin e Komisionit të Mbrojtjes në Bundestagun Gjerman, Hahn: Do ju mbështesim në antarësimin tuaj në BE
Rama tri tufa me lule: “Njërën për atë që më bëri gruan, vjehrrën. Pandi s’do ta besonte” »
Article Logic
Execution time: 0.027523040771484
array(1) { ["section"]=> string(78) "gramoz-ruci-edi-rama-na-i-mori-shpirtin-ne-burrave-te-partise-socialiste-34548" }