Gramoz Ruçi nis organizimin për 150 mijë anëtare, zbardhen detyrat për degët në rrethe

Publikuar tek: politike, më 07:08 02-09-2015 Gramoz Ruçi nis organizimin për 150 mijë anëtare, zbardhen detyrat për degët në rrethe

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi mblodhi këto ditë grupin për organizimin dhe koordinimin e fushatës së anëtarësimeve si dhe të zgjedhjeve të reja në parti. Mësohet se gjatë mbledhjes së zhvilluar pak ditë më parë, kryesuesi i grupit, njëherësh edhe numri dy i PS-së, ka dhënë porositë që deri më 10 shtator të përmbyllet faza e parë e aksionit të anëtarësimeve të reja në PS. Sipas udhëzimeve të miratuara edhe në Asamblenë Kombëtare të datës 18 korrik, në të gjithë bazën e PS-së do të dërgohet formulari i ri i anëtarësimeve dhe regjistri i anëtarësisë së partisë së bashkisë që gjendet në arkivin qendror të PS-së.

Porositë e kreut të grupit, Gramoz Ruçi ishin që asambletë socialiste në bashki si dhe organizata e PS-së të synojnë anëtarësimin e figurave të spikatura e me ndikim në territorin e vet, veprimtarë që kanë kryer detyra elektorale në zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore, gra, të rinj që janë me ndikim në organizatat e gruas apo të të rinjve në komunitetet përkatëse.

Po kështu, të deleguarit nëpër rrethe dhe drejtues të partisë në bazë janë porositur që të kenë parasysh zbatimin e kërkesave të statutit për përqindjen e anëtarëve gra e të rinj si dhe respektimin e parimit të shmangies së konfliktit të interesave, duke pasur një shpërndarje të anëtarëve të partisë që të mbulojnë çdo cep të territorit, ku drejton organizata socialiste.

Po kështu, në këtë proces anëtarësimesh do të synohet që të afrohen edhe anëtarët e partisë që në regjistrimin e fundit, për arsye të ndryshme, edhe të organizimit të punës, nuk plotësuan kartelën me të dhëna personale dhe nuk janë të përfshirë në regjistrat aktualë, ndaj porositen drejtuesit vendorë që këta anëtarë të kontaktohen. Sipas vendimit të Asamblesë Kombëtare, “për efekt të zgjedhjeve në parti, kryetarët e PS-së duhet të pasqyrojnë ndryshimet përkatëse të regjistrit me largimet e anëtarësimet e reja deri më 10 shtator të këtij viti, datë në të cilën regjistrat e anëtarësisë së partisë për secilën bashki do të dërgohen elektronikisht në Departamentin e Organizimit dhe Koordinimit në PS, transmeton “balkanweb”.

Në bazë të këtij regjistri do të zhvillohen edhe zgjedhjet gjatë kësaj fushate zgjedhore në parti, si mbledhja e organizatave, edhe votimi sipas parimit “një anëtar-një votë”. Ky aksion për anëtarësimet e reja në PS do të jetë një nga prioritetet e punës së strukturave të PS-së gjatë gjithë fazave të fushatës së zgjedhjeve të brendshme në PS deri në kongresin e partisë në janar të vitit që vjen si dhe në kuadër të 25-vjetorit të themelimit të PS-së në qershor të 2016-ës e deri në zgjedhjet parlamentare. Këtë aksion e shpalli kryetari i PS-së, Edi Rama në 24 vjetorin e partisë, këtë vit. Gjatë fjalës që ai mbajti në këtë ceremoni shpalli ambicien për ta çuar PS-në në një parti me 150 mijë anëtarë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri Rama në SHBA me ftesë të “Fondacionit Klinton”
Rama takim kokë më kokë me Shehajn e Tatimeve dhe këshilltarin Fuga, pinë kafe në ish-Bllok »
Article Logic
Execution time: 0.016932964324951
array(1) { ["section"]=> string(91) "gramoz-ruci-nis-organizimin-per-150-mije-anetare-zbardhen-detyrat-per-deget-ne-rrethe-19736" }