Sherr për transportin, 39-vjeçari kërcënon shoferin: “Zbriti mësuesit nga autobuzi”

Publikuar tek: aktualitet, më 10:44 13-09-2017 Sherr për transportin, 39-vjeçari kërcënon shoferin: “Zbriti mësuesit nga autobuzi”

Një 39-vjeçar nga qyteti i Gramshit është proceduar në gjendje të lirë nga policia pasi ka kërcënuar shoferin e autobuzit që transportonte mësuesit e fshatit Sotire.

Shtetasi me iniciale A.F shofer autobuzi, pretendon se linja e kësaj rruge është në pronësi të tij dhe se posedon dhe liçensën për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Burime nga policia bëjnë me dijë se ky shtetas, në fshatin Paktos  duke lëvizur me mjetin e tij autobus, pretendon se linja Gramsh – Sotire është me liçensë të tij dhe i ka bllokuar lëvizjen në rrugë  autobuzit të drejtuar nga shtetasi L.B., 52 vjeç banues në Gramsh, i cili transportonte mësuesit e fshatit Sortire. Shtetasi A.F, dyshohet ta ketë kërcënuar  shtetasin L.B, që të zbresë pasagjerët dhe të kthehet për në Gramsh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikuar nga nenet 277 dhe 293 të Kodit Penal.

Më shumë në këtë kategori: « Martohet jetimi në fshatin SOS, jep një mesazh të fuqishëm që do t’ju prekë të gjithëve
NDIHMË URGJENTE! Ka humbur ky i ri nga Vlora (DETAJET) »
Article Logic
Execution time: 0.015265941619873
array(1) { ["section"]=> string(70) "gramsh-39-vjecari-kercenon-shoferin-zbriti-mesuesit-nga-autobuzi-92187" }