Granit Xhaka ka një dedikim emocionues për vëllain “kundërshtar”

Publikuar tek: sport, më 21:47 10-06-2016 Granit Xhaka ka një dedikim emocionues për vëllain “kundërshtar”

Emocionet e veçanta për ndeshjen e nesërme mes Shqipërisë dhe Zvicrës, intensifikohen edhe më shumë për shkak të përballjes si kundërshtarë të dy vëllezërve Granit dhe Taulant Xhaka.

Përballja historike ka qenë gjatë këtyre ditëve në vëmendje të mediave ndërkombëtare. Ndërsa vetëm disa orë përpara takimit në fushën e blertë, vëllai që mban veshur fanellën zviceriane ka një dedikim emocionues për vëllain e tij të kuqezi.

“Vëllai im, unë dhe ti kemi qenë gjithmonë të bashkaur pavarësisht çdo gjëje. Nesër do të jetë hera e parë që do përballemi në fushë si kundërshtarë dhe unë shpresoj që të jetë edhe e fundit, do t’i tregojmë botës që edhe pse jemi kundërhtarë për 90 minuta do të qëndrojmë të bashkuar siç vetëm vëllezërit dinë.

Një ndeshje nuk do të hyjë kurrë mes nesh as si miq, as si vëllezër. Të uroj shëndet dhe fat për ndeshjen e nesërme ti je dhe do të mbetesh modeli im”, shkruan Granit Xhaka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Giroud dhe Payet i jepin fitoren e parë Francës në Euro 2016
Deschamps: I gëzohem fitores. Payet: Është krenari për mua »
Article Logic
Execution time: 0.019212007522583
array(1) { ["section"]=> string(68) "granit-xhaka-ka-nje-dedikim-emocionues-per-vellain-kundershtar-43128" }