Granit Xhaka mund t’i bashkohet Kosovës

Publikuar tek: sport, më 21:33 09-05-2016 Granit Xhaka mund t’i bashkohet Kosovës

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka po përballen me presion para se fillon Kampionati Evropian. Edhe pse është vetëm 23-vjeçar, ylli në ngritje ka 40 paraqitje me Zvicrën, kurse ish-përzgjedhësi Ottmar Hitzfled e ka krahasuar atë me Bastian Schweinsteiger.

Xhaka ka shkëlqyer këtë edicion me Borussia Monchengladbach këtë edicion, derisa më parë ka luajtur për Baselin, shkruan “AFP”, transmeton albinfo.ch. Mediat britanike kanë bërë të ditur se Arsenal është i gatshëm të japë 30 milionë euro për të, derisa të interesuara mbeten edhe Liverpool dhe Bayern Munich. Xhaka pritet të jetë njëri nga lojtarët kyç në Përfaqësuesen zvicerane në Evropianin e Francës.

Përballja kundër vëllait

Xhaka është i lindur në Zvicër, por si shumë lojtarë tjerë të dalluar të Zvicrës, ka prejardhje shqiptare. Prindërit e tij së bashku me 300 mijë kosovarë ishin shpërngulur në Zvicër, duke ikur nga terrori serb më 1990. Kjo ka bërë që ai dhe Xherdan Shaqiri të jenë në qendër të debateve. Zviceranët nuk e harrojnë ndeshjen ndaj Shqipërisë më 2012, kur rezultati ishte 2:0 dhe Xhaka në minutën e 84-t e humbi qëllimisht një rast, duke mos dashur të shënojë ndaj Shqipërisë. Më pas kishte shumë akuza në drejtim të Xhakës.

Në intervistat e shumta, ai ka bërë të qartë se kur Kosova do të pranohet nga FIFA, ai mund të luajë për vendin e prindërve të tij. Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe Kosova tani për tani mund të luajë vetëm miqësore.

Ndeshja e parë e Zvicrës do të jetë ndaj Shqipërisë më 11 qershor, ku Graniti do të ballafaqohet me Taulantin, i cili luan për Shqipërinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tmerr në Brazil, tifozi goditet deri në vdekje në fushën e lojës
Emri i trajnerit të ri të Italisë vendoset më 21 maj, FIGC në dyshime »
Article Logic
Execution time: 0.011940956115723
array(1) { ["section"]=> string(45) "granit-xhaka-mund-t-i-bashkohet-kosoves-39975" }