Gratë deputete mund të marrin foshnjat në Kuvend... Zbardhet propozimi i PS

Publikuar tek: barometri, më 08:08 24-02-2018 Gratë deputete mund të marrin foshnjat në Kuvend... Zbardhet propozimi i PS

Newsbomb.al zbardh të plotë amendamentin për ‘Kodin e Sjelljes së Deputetëve”, propozuar nga PS me firmën e Vasilika Hysit e që pritet të marrë miratimin në seancën plenare të së hënës.

Ky propozim bazohet e mbëshetet edhe te komentet dhe rekomandimet e ekspertizes së ardhur nga OSBE/ODHIR.

Ndër të tjera, PS rekomandon që t’u jepet mundësia grave deputete me fëmijë të posalindur të sjellin foshnjat e tyre në Kuvend e të krijohet mundësia e një ambienti të posaçëm.

“Mundësi për gratë deputete që kanë fëmijë tëporsalindur që të ndjekin punimet parlamentare bashkë me to”, thuhet ndër të tjera në propozimet e Kodit të Sjelljes së Dpeutetëve.

Gjithashtu, në raportin e përpiluar thuhet se ështe e ndaluar që deputetet të votojne në emer të një kolegu tjeter, i cili nuk është i pranishëm ne salle dhe është e ndaluar qëdeputetet t’i kërkojnë kolegeve të votojnë në emer të tyre. Nëse kjo ndodh, do të konsiderohet si shkelje e rëndë e kodit dhe rezultati i votimit do të shpallet i pavlefshëm.

kodi.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029199123382568
array(1) { ["section"]=> string(79) "grate-deputete-mund-te-marrin-foshnjat-ne-kuvend-zbardhet-propozimi-i-ps-111273" }