Gratë e dhunuara marrin vëmendjen e duhur në një organizim tërësisht ndryshe

Publikuar tek: kulture-art, më 09:30 20-09-2017 Gratë e dhunuara marrin vëmendjen e duhur në një organizim tërësisht ndryshe

Në Akademinë e Multimedias dhe Filmit “Marubi" po zhvillohet nje forum me pjesëmarrjen e 40 grave të privuara nga liria që vuajnë dënimin në burgun 325 ku fokus janë "Të drejtat e grave dhe dhuna në familje."

Të burgosurat kanë mbërritur në ambjentet e akademisë nën masa të rrepta sigurie dhe pritet të shohin filmin që do të transmetohet.

Filmi që do të shfaqet është prodhuar në Kosovë dhe ka si temë përjashtimin e gruas nga të drejtat e pronësisë si dhe shkeljen e të drejtave të saj në shoqëri.

Në bashkëpunim me znj. Xhoi Jakaj, Drejtore e Burgut 325, pas panelit të diskutimit do të ketë një ekspozitë të punimeve të grave të burgosura.

​Pjese e panelit janë:

 1. Arben Cuko, Drejtor i Pergjithshëm i Burgjeve, i cili do të shprehë angazhimin për mbështetjen e aktiviteteve rehabilituese të të burgosurve;

 2. Xhoi Jakaj, Drejtore e Burgut të Grave, e cila do të ndajë përvojat e saj në drejtim të rëndësisë që kanë programet mbështetëse dhe rehabilituese në drejtim të ndërgjegjësimit për të drejtat  grave dhe forcimit te kapaciteteve për të parandaluar dhunimin e tyre në të ardhmen;

3. Znj. Erida Skëndaj, Drejtore Ekzekutive e Komitetit Shqiptar te Helsinkit, e cila do të ndajë përvojat e KSHH lidhur me përfaqesimin ligjor të grave të dhunuara;

 4. Elsa Ballauri, Drejtore e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, e cila do të ndajë përvojën lidhur me kontributin e shoqerisë civile për përmirësimin e situatës së gruas dhe respektimit të të drejtave të saj në Shqipëri, si dhe do të moderojë forumin.

21903434_1526196927428129_906602007_n.jpg

grate.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, zbardhet programi i plotë
Tenori i famshëm shqiptar koncert në krah të Plaçido Domingos »
Article Logic
Execution time: 0.029279947280884
array(1) { ["section"]=> string(82) "grate-e-dhunuara-marrin-vemendjen-e-duhur-ne-nje-organizim-teresisht-ndryshe-92999" }