Gratë “NANOISTE” bëhen bashkë, janë spostuar sot nga të rejat, por dikur kanë pasur funksione të rëndësishme

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:04 01-02-2018 Gratë “NANOISTE” bëhen bashkë, janë spostuar sot nga të rejat, por dikur kanë pasur funksione të rëndësishme

Ato janë gra që kanë qenë funksionare e zyrtare, deputete apo sekretare partie, drejtuese të suksesshme. Por kanë të gjitha një fat…I kanë pasur këto pozicione në kohën kur qeveriste Fatos Nano, dhe kur ky i fundit drejtonte partinë.

Sot janë zëvendësuar krejt kollaj nga Ogerta, Olta, Teuta, Blerina…vajza të reja, por që nuk e kanë parë opozitën e tmerrshme të fillimviteve ’90 si këto zonja të PS.

Gjithsesi, ato nuk e harrojnë, as miqësinë e as sakrificën e dikurshme. Gjejnë kohën të takohen, dhe këtë herë, nuk e kanë bërë pa qëllim.

Disa prej grave më në zë të PS së kohës së vështirë të opozitës dhe pak të qeverisjes deri nga vitet 2000, kanë ngrënë një drekë sot, në Surrel, në fshatin ku banon Edi Rama, edhe pse kanë zgjedhur restorantin dhe jo fshatin.

Janë bërë bashkë Natasha Paço, Eva Alushi, Rajmonda Stefa, Saemira Pino dhe Edlira Haxhiymeri dhe ndoshta kanë diskutuar edhe për zhvillimet në PS. Gjithsesi, mbeten akoma “zonjat e forta”.

dfawfweff23f.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13521099090576
array(1) { ["section"]=> string(111) "grate-nanoiste-behen-bashke-jane-spostuar-sot-nga-te-rejat-por-dikur-kane-pasur-funksione-te-rendesishme-108779" }