Gratë zihen për stadiumin, Zhupa: Do e modernizosh si Doganat. Spiropali: Je vetëm një zëdhënëse

Publikuar tek: politike, më 22:32 26-04-2016

Diskutimi për projektin e stadiumit të ri “Arena Kombëtare” në studion e “Opinion” në Tv Klan, për një moment është kthyer në personal mes zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa dhe këshilltares së PS-së në Bashkinë e Tiranës, Elisa Spiropalit.

Pasi Spiropali ka përfunduar argumentin, Zhupa ka replikuar duke thënë se: “Do modernizojë stadiumin, njësoj siç modernizojë doganat shqiptare”. Ky koment nuk i ka pëlqyer aspak ish-drejtoreshës së përgjithshme te Doganave, e cila iu drejtuar Zhupës me fjalët: “Jeni një zëdhënëse që thoni ato që ju thonë të tjerët.”

Ina Zhupa theksoi gjithashtu në “Opinion” se Qeveria i ka falur pjesën më të shtrenjtë të tokës në kryeqytet një biznesi me tarifa jo rele dhe nën vlerën aktuale të tregut. Sipas Zhupës nuk ka një rast të vetëm ku shteti jep me koncesion të përhershëm. Ai mund ta japë për 200 vjet, por s’mund ta japë përgjithmonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Arben Frroku është arrestuar në Hollandë por policia shqiptare nuk vepron”
Zbardhet pasuria e ministrave, bashkëshortet me paga pesëfish më të larta »
Article Logic
Execution time: 0.017536163330078
array(1) { ["section"]=> string(98) "grate-zihen-per-stadiumin-zhupa-do-e-modernizosh-si-doganat-spiropali-je-vetem-nje-zedhenese-38781" }