Grekët sulmojnë Ramën pas prishjes së kishës në Dhërmi, e quajnë kriminel dhe xhihadist

Publikuar tek: politike, më 22:17 26-08-2015 Grekët sulmojnë Ramën pas prishjes së kishës në Dhërmi, e quajnë kriminel dhe xhihadist

Pas lajmit për shëmbjen e kishën së “Shën Thanasit” në Dhërmi, disa komentues grek i janë vërsulur kryeministrit Edi Rama në profilin e tij në twitter.

Në foton ku Rama shkruan për “rilindjen” e kishës, disa qytetarë grek e dënojnë vendimin e tij për të prishur objektin e kultit, ndërsa e quajnë atë kriminel dhe anëtar të ISIS, kjo e fundit e frymëzuar ndoshta nga reagimi i Ministrisë së Jashtme greke.

“Ky është një projekt i xhihadistit Edi”, i komenton një shtetas grek Ramës, ndërsa një tjetër e lidh veprimin e kryeministrit shqiptar me gjendjen ekonomike në Greqi: “Kur ekonomia bie në tokë, fqinjët na përdorin sipas qejfit”

“Vazhdo të ecësh në hapat e xhaxhait tënd. ISIS gjithashtu shkatërron monumentet”, shkruan një tjetër, ndërsa njëri prej komentuesve e quan kryeministrin shqiptar “kriminel”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ristani dhe Bumçi: Prishja e kishës në Dhërmi, kthim në kohën e diktaturës
Artan Shkreli: Kishat? Superpune me financimin e shtetit në Kishën e Shën Thanasit në Karavasta »
Article Logic
Execution time: 0.024312019348145
array(1) { ["section"]=> string(92) "greket-sulmojne-ramen-pas-prishjes-se-kishes-ne-dhermi-e-quajne-kriminel-dhe-xhihadist-19266" }