Greqi: Mos e vrisni Pёllumbin pёr herё tё dytё!

Publikuar tek: analiza-komente, më 17:56 21-08-2016 Greqi: Mos e vrisni Pёllumbin pёr herё tё dytё!

Nga ELONA KATARO

1 gusht - njё padron mizor hodhi qenin nga kati i tretё i pallatit tё tij nё Athinё. Ngjarja mori dhenё. Njё dёshmitar i rastёsishёm e filmoi dhe video u shpёrnda nё tё gjitha websajtet dhe blog-et greke. Shumё njerёz reaguan tё indinjuar, shumё organizata pёr mbrojtjen e kafshёve kёrkuan drejtёsi. Mё erdhi mirё. Ёshtё shumё e rёndёsishme qё tё reagojmё ndaj padrejtёsive, tё mbrojmё kafshёt e gjora qё torturohen.

3 gusht – njё emigrant shqiptar humbet jetёn. Thuhet se u hodh nga kati i katёrt, pastaj i tretё dhe pastaj i dytё i njё ndёrtese qё pёr koincidencё i pёrket njё rajoni policie nё kryeqytetin grek. Reagime?! Zero! Sepse askush nuk e mori vesh. Asnjё njoftim zyrtar nё faqen elektronike tё policisё, asnjё rresht nё kronikёn e zezё tё ndonjё gazete. Qetёsi absolute. Kёtu fillon golgothaja e familjes lezhjane Marnikolaj, e miqve dhe tё afёrmve tё tyre, nё pёrpjekje pёr tё kёrkuar tё riun, Pёllumbin 28-vjecar qё u zhduk papritur pasditen e nxehtё tё 3 gushtit. Tё afёrmit e tij e dinin qё do shkonte nё rajonin e policisё pёr paraqitje tё detyruar. Shkonte cdo muaj pёr tё firmosur dhe ishte i gatshёm pёr t’u pёrballur me drejtёsinё kur tё vinte rradha pёr t’u ulur nё bangёn e tё akuzuarit. Se Pёllumbi nuk hynte pёr herё tё parё nё dyert e policisё, as tё burgut. Ishte me precedent penal. Kjo ndoshta e bёnte qё tё mos kishte ndjesinё e frikёs kur kalonte nё ato zyra, pasi i kishte provuar edhe mё parё…

Por Pёllumbi pas 3 gushtit nuk u pa me gjalle. U tha se u hodh nga njё portё e njё ballkoni, me qёllim qё tё rifitonte lirinё?! Po, pasi do ta arrestonin pёrsёri. Njё urdhёr arrest i ri ishte lёshuar pёr llogari tё tij. Po pastaj cfarё u bё me Pёllumbin? Drejtoria e cёshtjeve tё brendshme pranё ministrisё greke tё rendit po punon pёr zbardhjen e kёsaj historie me fund tragjik. Askush nuk e di se cfarё ndodhi mё pas. Por njё gjё ёshtё e sigurt: Pёllumbi nuk jeton mё! Ky ёshtё fakt. E sigurt ёshtё gjithashtu qё trupi i tij pa jetё pёrfundoi nё varrezat e Ag. Anargjiri ku po bёhej gati pёr t’u varrosur! Pa emёr! Edhe ky ёshtё fakt. Cilindo version tё zgjedhin policia apo drejtёsia, kёto dy fakte janё tё padiskutueshёm!

Pse arriti trupi i tё riut nё varreza mbetet mister! Si mund ta varrosnin pa dijeninё e familjes, e avokatit personal, e ambasadёs sё Shqipёrisё nё Athinё?! A u nis ai faks qё prentendohet se ёshtё nisur? Pёrse nuk pёrfundoi kurrё nё duart e personelit kompetent? Pёrse nuk u lajmёruan miqtё, tё afёrmit, familjarёt?! Sot Pёllumbin mund ta kёrkonim tek emisioni “Njerёz tё humbur”, ndёrsa trupi i tij do tё tretej nё tjetёr atdhe, ku vetёm pak njerёz do ta dinin fundin e tij tё hidhur. Nёna do mbante sytё nga dera me shpresёn se mos i hynte i biri, do besonte se mos ndoshta kishte emigruar diku tjetёr, pёr njё tё ardhme mё tё mirё. Dhe Pёllumbi nuk do t’i vinte kurrё, derisa tё mbyllte sytё! Sepse Pёllumbi i saj nuk ishte mё!

Njё avokate e zonja i doli krah familjes Marnikolaj. Bashkё me vёllanё e 28-vjecarit dhe mikun e tij. F. nuk lanё portё pa trokitur derisa e gjetёn. Policia e Patisionit i drejtoi tek spitali “Erithro Stavro”, por nё murg nuk figuronte emri i tij. Pas shumё tensioni dhe debatesh, mё nё fund u mёsua se ai kishte mbёrritur nё spital gjallё, por qё ndёrroi jetё pak orё mё vonё. Iu bё autopsia, u mbajt pak ditё nё frigoriferin e spitalit dhe pastaj shpejt e shpejt e mori pёrsipёr njё zyrё varrimi pёr ta cuar nё njё banesё tjetёr, tё fundit ndoshta!

Pёrse gjithё ky nxitim? Trupat pa jetё mbahen deri nё njё muaj nё morgun e spitalit dhe varrosen nёse nuk i tёrheqin familjarёt, ndёrsa tё afёrmit e Pёllumbit nuk i lajmёroi askush. 28-vjecari Pёllumb Marnikolaj, kreu paraqitje tё detyruar nё rajonin e policisё sё Agias Lavras nё Athinё. Ai kishte dosje aty, nr. telefoni tё avokatit personal, adresё shtёpie, celular. Mbi tё gjitha kishte emёr mbiemёr, identitet. Po kishte dhe njё shtet origjine, Shqipёrinё, kishte dhe njё ambasadё qё ёshtё pёrgjegjёse pёr shtetasit e saj nё vend tё huaj. Atёherё pёrse tё mos njoftohej askush?!

Ekspertiza mjeko-ligjore e Shqipёrisё gjeti shenja dhune nё trupin e tij. Ekspertiza mjeko-ligjore e Greqisё u mjaftua duke thёnё se pёsoi hemorragji tё brendshme gjatё rёnies. Sigurisht qё duhet tё ketё prova materiale, kamera apo fotografi nёse i riu shqiptar ka rёnё vёrtet. Kёto presim t’i shqyrtojё drejtёsia greke. Dhe unё i besoj drejtёsisё! Ashtu sic i besoj cdo policie tё cdo shteti demokratik. Po, i besoj policisё greke. Atё do telefonoj tё parёn nё qoftё se jeta ime vihet nё rrezik. Por besoj gjithashtu se pjesё e saj janё edhe njerёz tё papёrgjegjshёm, qё bёjnё gabime tragjike. Pjesё e saj janё edhe njerёz qё nё vend qё tё mbrojnё drejtёsinё, ligjin, e shkelin shumё herё atё dhe kёrkojnё tё bёhen edhe prokurorё, edhe gjykatёs, kёrkojnё tё vendosin “drejtёsinё” duke ushtruar dhunё tё egёr psikologjike dhe fizike.

Besoj gjithashtu qё viktima tё kёsaj dhune janё bёrё shumё bashkёatdhetarё tё mi. Viktima tё njё dhune pёr shkak tё pozicionit superior, tё ligёsisё apo tё racizmit tё fshehur brenda tyre. Ёshtё ky njё “sekret” i pёrbashkёt tashmё qё tё gjithё e dimё, por qё shoqёrohet me heshtje, pёrderisa mungojnё reformat e duhura nё radhёt e policisё sё shtetit.

Dhe vijmё pёrsёri nё pikёn zero. Si e humbi jetёn Pёllumbi?! Ndёrsa isha nё kontakt tё vazhdueshёm me tё afёrmit, miqtё dhe Federatёn e Shoqatave Shqiptare nё Greqi, e cila e ka ndjekur kёtё cёshtje nga afёr dhe ka bёrё pa buje gjithё pёrpjekjet e saj pёr tё vёnё nё lёvizje instancat pёrkatёse tё tё dyja shteteve, vendosa tё kaloja nga rajoni famёkeq i policisё. Disa dritare ishin hapur, disa dyer tё mbyllura si me dyll. Ku ёshtё mbajtur Pёllumbi? A ёshtё torturuar? Ka rёnё vёrtet nga ndonjё kat? Dora mё shkoi instiktivisht tek bebja qё sё shpejti do vijё nё jetё. Nё cilёn botё do vijё? Nё njё botё tё drejtё, apo aty ku mbizotёron padrejtёsia, korrupsioni, maskarallёku, dhuna… A mund ta ndryshojmё dot kёtё botё? Se e vёrteta do tё zbardhet njё ditё, por urojmё qё ajo ditё tё mos vonojё.

Dhe deri sa tё zbardhet e vёrteta, do t’ju lutesha tё mos e vrisni pёr sё dyti Pёllumbin, mos e gjykoni ju nёse ishte kriminel apo jo, hajdut apo jo. Nuk jeni ju gjykatёsit! Mos shfryni nё komente fb-je ndaj njё populli mik, popullit grek gjithё vrerin tuaj. Mos e pёrdorni politikisht kёtё tё ri 28-vjecar, mos i hidhni baltё tё vёrtetёs as pёr tё prishur apo rregulluar marrёdhёniet diplomatike mes dy vendeve fqinj. Mos e pёrdorni as pёr tё tentuar tё rrёzoni qeveri, ambasadorё, forume a shoqata! Pёllumbi ishte me fat pas vdekjes, se kishte shokё tё mirё, qё e gjetёn dhe e pёrcollёn nё banesёn e fundit me nderimet qё i kryhen cdo tё vdekuri. Historia e tij e ndёrlikuar ka shumё pista tё paqarta. Eshtё pёrgjegjёse policia, mjekёt, shteti ynё? Ruajini mendimet apo energjitё tuaja derisa sa tё flasё drejtёsia greke. Por deri atёherё respektoni familjarёt, mos nxirrni mllefin tuaj bёhen apo jo shqiptarёt. Mos guxoni ta vrisni Pёllumbin pёr herё tё dytё!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029897928237915
array(1) { ["section"]=> string(48) "greqi-mos-e-vrisni-p-llumbin-p-r-her-t-dyt-50428" }