Greqia tërhiqet nga zgjerimi në detin Jon, Tspiras ndryshon strategji

Publikuar tek: barometri, më 08:20 24-10-2018 Greqia tërhiqet nga zgjerimi në detin Jon, Tspiras ndryshon strategji

Kryeministri Aleksis Tsipras, njëkohësisht ministër i Jashtëm i Greqisë ka marrë vendimin e papritur për t’u tërhequr procesi i zgjerimit të vijës bregdetare me 12 milje në kufi me Shqipërinë.

 

Vendimi është marrë sot gjatë një mbledhje me dyer të mbyllura në Ministrinë e Jashtme ku është diskutuar zgjerimi i ujërave territoriale të Greqisë dhe zhvillimet e përgjithshme në marrëdhëniet greko-turke.

Kështu, politikat e OKB-së dhe të NATO-s do të jenë kompetenca paralele të Kryeministrit Tsipras dhe zv/ministrit të Jashtëm. Po kështu, Tsipras do të ketë nën përgjegjësi edhe çështjet që kanë të bëjnë me Ballkanin, Turqinë dhe Qipron.

Tsipras ka urdhëruar që sa i përket çështjes së zgjerimit territorial të detit, të mos vazhdohet me dekret presidencial, por të kalojë në Parlament. Kryeministri informoi të pranishmit në takim se do të informojë sistematikisht partitë politike për dialogun e negociatave për detin.

Tsipras ka vendosur të thërrasë Këshillin Shkencor të Ministrisë së Jashtme për të diskutuar aspektet e çështjes. Kryeministri Tsipras kërkoi gjithashtu që të informohet për zhvillimet e fundit me Turqinë në mënyrë që t’u përgjigjet deklaratave të bëra nga qeveria turke. Në këtë pikë, bisedimet zunë një hapësirë të rëndësishme, për shkak edhe të marrëdhënieve greko-turke.

Tsipras u informua për bisedimet me Ankaranë zyrtare, si dhe për të përgatitur vizitën e tij në Turqi, që në fakt është një ftesë e Presidentit Erdogan.

Së fundmi, Kryeministri grek kërkoi nisjen e një dialogu strategjik me SHBA-në, si dhe të shqyrtohen mundësitë e një udhëtimi të ardhshëm në Rusi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13964605331421
array(1) { ["section"]=> string(75) "greqia-terhiqet-nga-zgjerimi-ne-detin-jon-tspiras-ndryshon-strategji-138886" }