Greta Koçi feston dhe shpjegon domethënien e fitores së Belind Këlliçit

Publikuar tek: politike, më 22:22 06-12-2015 Greta Koçi feston dhe shpjegon domethënien e fitores së Belind Këlliçit

Këngëtarja Greta Koçi e quan “Historike” fitoren e Belind Këlliçit në zgjedhjet për kreun e ri të FRPD-së. Ajo thotë se kjo fitore ka treguar që rinia demokrate nuk është indiferente dhe e padenjë për një demokraci të vërtetë dhe reale..

“Fitorja e Belind Këlliçit ishte triumf i përpjekjeve raskapitëse për të ndërgjegjësuar të rinjtë demokratë në idenë e madhe se ata mund të vendosnin vetë të ardhmen e tyre. Votimet përfunduan dhe nga ky proçes të gjithë mesuan se të rinjtë demokratë nuk janë pak, nuk janë indiferentë, nuk janë pa dinjitet, nuk janë të padenjë për një demokraci të vërtetë dhe reale. Kemi dëgjuar shpesh të thonë se "demokracia është në dorën e të rinjve" dhe të mbash mbi supe një përgjegjësi të tillë nuk është e lehtë, sepse kjo kërkon maturi dhe përgjegjshmëri.

Sot, unë jam krenare për të gjithë të rinjtë me të cilët kam punuar gjatë gjithë kësaj kohe, sepse e pashë se si ata e morën në dorë të ardhmen e tyre e bashkë me të, edhe demokracinë. Urime të gjithë kandidatëve për inteligjencën dhe vlerat me të cilat u prezantuan para të rinjve tanë, dhe suksese në vazhdim për Kryetarin e ri të FRPD, Belind Këlliçi”, shkruan Greta Koçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Belind Këlliçi, kryetari i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike
Tezja e Brisida Shehajt emërohet zv-drejtore e përgjithshme e Postës Shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.02204704284668
array(1) { ["section"]=> string(77) "greta-koci-feston-dhe-shpjegon-domethenien-e-fitores-se-belind-kellicit-27116" }