Greva e studentëve, Rama: Nuk është legjitime, janë ngelësa spektakolarë

Publikuar tek: politike, më 23:43 05-03-2015 Greva e studentëve, Rama: Nuk është legjitime, janë ngelësa spektakolarë

Kryeministri Edi Rama u ka hequr sot çdo shpresë studentëve grevistë të Fakultetit të Infermierisë, se mund të gjendet një zgjidhje për kërkesat e tyre.

Rama ka thënë se vet studentët kanë firmosur kontratën duke pranuar kushtet e saj dhe se greva e tyre nuk është legjitime. Kryeministri ka shtuar se studentët grevistë janë ngelësa spektakolar, ndërsa ka theksuar edhe njëherë tjetër vendosmërinë e qeverisë për t’i shkuar deri në fund reformës në arsim.

“Nga 11 mijë emra, pratikisht erdhën dhe 6000 mijë. Tani nga këta 5 mijë që thanë se ne jemi, 3200 u akomoduan në universitet publik. 600 janë te mjeksia. Fundjavën e shkuar janë 29 të tillë në grevë. Njëri nuk ishte fare në mjeksi, por ishte në akademi biznesi. Ata janë në grevë dhe populli ta dijë se kush janë në grevë. Dhe bërtiste para policisë dhe bënte si student mjeksie. Vetem 3 nga 27 kanë arritur të marrin një apo dy provime në sezon. Janë ngelësa spektakolarë. Ndërkohë që të tjerët bashkë me këta, kanë nënshkruar një kontratë që në fillim të vitit për të ndjekur universitetin në program të dytë. Dhe të gjithë 3200 janë futur në program të dytë. Dhe këta që kanë ngelur, kontestojnë kontratën që kanë bërë dhe pagesën që kanë bërë që në fillim. Kjo pagesë është që në ditën e parë. Dhe është e nënshkruar dhe e pranuar. Dhe me të cilën e vazhdojnë të tjerët. Dhe këta janë kampionët e Vitrinave. Dhe unë për ta mbyllur këtë temë ti jap publikut, 12 studentë nga 14 qe janë sot, nuk kanë marrë provimet, dhe janë ngelësa. Kontrata model që bëhej te Vitrina. A.T dhuron një makinë dhe përfiton bursë; A.Z dhuron fasule dhe përfiton bursa; F.M dhuron tallash; një tjetër dhuron raki, një tjetër dhuron makinë shevrolet; dhuron një video projektor, ky ishte universiteti juaj, formulari është kontrata. Kjo kohë ka mbaruar. Greva nuk është legjitime. Edhe njëherë nuk merrem me brockulla. Ky është sistemi arsimor. Kush kujton se me greva urie dhe me protesta do të imponojë logjikën e sistemit, kjo është qeverisja. Jam i bindur që jo vetem operacioni do te vazhdojë por do të shkojë deri në fund. Historia e këtyre që dhurojnë tallash, ka marrë fund”, ka deklaruar Rama në Opinion.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti për gazetarët jopublikisht: Më ka thënë “Sakat”. Rama: Nuk e kam fyer
Ambasadori Francez: Situata dje në Kuvend? Të flitet më shumë, të bërtitet më pak »
Article Logic
Execution time: 0.032629013061523
array(1) { ["section"]=> string(74) "greva-e-studenteve-rama-nuk-eshte-legjitime-jane-ngelesa-spektakolare-5095" }