Grezda drejt Serie A, Osijek e hapur për ofertat

Publikuar tek: sport, më 23:53 04-01-2018 Grezda drejt Serie A, Osijek e hapur për ofertat

Paraqitjet e shkëlqyera të Eros Grezdës kanë bërë që lojtari i kombëtares shqiptare të vihet në lupën e shumë skuadrave në këtë merkato dimërore.

Lojtari kuq e zi aktualisht luan për klubin kroat të Osijek. Por me shumë gjasa nuk do të jetë shumë e gjatë karriera e tij në këtë klub, për shkak se Grezda është vënë në lupën e disa klubeve italiane.

Në krye të kësaj liste qëndron Lacio, me drejtorin sportiv Igli Tare i cili e vëzhgon Grezdën që prej kohësh. Por edhe Genoa është në listën e klubeve që pretendon shërbimet e gjakovarit.

Gjithsesi deri tani ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare dhe mbetet për t'u parë nëse Grezda do të lëvizë këtë merkato.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Barcelona e nis me ‘X’ 2018-ën, Real Madrid nuk toleron në Kupë
»
Article Logic
Execution time: 0.018008947372437
array(1) { ["section"]=> string(54) "grezda-drejt-serie-a-osijek-e-hapur-per-ofertat-105466" }