Grezda në lupën e skuadrave italiane, projektohet lëvizja në Serie A

Publikuar tek: sport, më 19:26 13-10-2017 Grezda në lupën e skuadrave italiane, projektohet lëvizja në Serie A

Eros Grezda ishte lojtari më i mirë i kombëtares shqiptare në ndeshjen përballë Italisë.

Kjo paraqitje  e tij në nivele shumë të larrta nuk mund të kalonte pa një vëmëndje të shtuar nga ana e ekipeve italiane që kishin dërguar dhe “skautet” e tyre në “Loro Boriçi”. 

Gazeta italiane “Tuttomercatoweb”, në një shkrim të gjatë dhe të detajuar, ka shkruar për Grezdën duke e ngritur në piedestal djaloshin nga Gjakova që aktualisht luan te Osijek.

Eros Grezda ka luajtur për dy sezone me Lokomotivën e Zagrebit ku shënoi 14 gola, ndërkohë këtë verë ai u transferua tek Osijek, ku deri tani ka zhvilluar paraqitje shumë të mira.

“Tuttomercatoweb” thotë se skuadra që ka bërë hapa para në këtë aspekt më shumë është Krotone. Por  përveç Krotones jashtë garë nuk janë edhe shumë skuadra të tjera italiane që deri në Janar apo Qershor mund të paraqesin ofertat e tyre. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.049361944198608
array(1) { ["section"]=> string(73) "grezda-ne-lupen-e-skuadrave-italiane-projektohet-levizja-ne-serie-a-95802" }