Grida Duma: Bëj një rrëmujë të madhe në shtëpi për t’u veshur

Publikuar tek: politike, më 13:06 28-05-2015 Grida Duma: Bëj një rrëmujë të madhe në shtëpi për t’u veshur

Grida Duma, kandidatja e djathtë për Bashkinë e Durrësit  duket se këto muaj ka hequr dorë nga takat e larta apo veshjet e ngushta duke u shfaqur me një stil në të cilin nuk jemi mësuar ta shohim më parë. Duma, ka shpjeguar në një intervistë për Top Channel se pse ka hequr dorë nga të gjitha këto.

“Ka qenë çështje instiktive plotësisht. Thjesht e kam ndierë se nuk mund të shkosh në zona të caktuara e kuruar më shumë se ç’duhet, sepse nëse je atje, duhet t’u tregosh njerëzve me çdo detaj e vogëlsi, që je atje për të dëgjuar ata, sepse ata janë prioritet. Nëse prioriteti është të të shohin sesi je, atëherë nuk je duke bërë realisht të vërtetën e një dëgjese me njerëzit dhe problematave të tyre”, ka thënë kandidatja djathtë në intervistë.

Ajo i ka pohuar gjithashtu gazetares se për t’u veshur i duhet të bëjë një rrëmujë të madhe në shtëpi.

“Bëj një rrëmujë të madhe në shtëpi. Sigurisht, publiku mua më ka parë përgjithësisht nga studiot, ku secili përpiqet të jetë përgjithësisht në më të mirën e tij. Por, nga e premtja e deri në fundjavë unë jam kjo që shikoni përgjithësisht tani”, ka thënë Duma e cila ndoshta edhe për të gjitha këto do t’i duhet të vlerësohet ose jo nga elektorati në zgjedhjet e 21 qershorit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet, Nishani dhe Meta takohen me shefen e ODIHR, Audrey Glover
Debate në Kuvend/ Boçi e quan Ballën "qenef deputet" »
Article Logic
Execution time: 0.024484872817993
array(1) { ["section"]=> string(66) "grida-duma-bej-nje-rremuje-te-madhe-ne-shtepi-per-t-u-veshur-12156" }