Grida Duma dhe Zamira Rami në “Shqip”, ja projektet e grave kandidate

Publikuar tek: politike, më 21:23 25-05-2015 Grida Duma dhe Zamira Rami në “Shqip”, ja projektet e grave kandidate

Jo për një debat politik të ashpër, por më tepër për shpalosjen e projekteve të tyre, me titullin “një grua për shumë gra”, të ftuara në emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga janë kandidatet e dy prej Bashkive më të mëdha e të rëndësishme, Grida Duma për Durrësin dhe Zamira Rami për Gjirokastrën.

Kandiadtja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka thënë se qyteti i Durrësit ka një jetë kulturore tepër të vakët. Për të, ngritja e shpirtit të qytetit është një prioritet.

“ Sot në Durrës kemi një teatër që bën përpjekje vullnetare për jetë artistike. Gjëja e parë që duhet të bësh në një qytet është të ngresh shpitrin e tij. Kultura është shpirti i qytetit, kurse qyteti turistik është detyrim”, u shpreh Grida Duma.

Ruajtja e identitetit të fshatrave, kabina druri që ofrojnë shërbime për turistët dhe infrastukrurë e re do të jenë prioritete për zhvillimin e zonave rurale.

Po në të njëjtën linjë, të kulturës dhe turizmit, janë edhe projektet e kandidates për Bashkinë Gjirokastër, Zamira Rami, e cila u shpreh se prioritet janë shërbimet në qytet.

“ Kryesore është cilësia e shërbimeve në qytet, pastrami, ndriçimi, shërbimet komunale. Pas 21 qershorit sigurisht që këto kopetenca zgjerohen. Gjirokastra, pjesa e kalasë, ka patur dhe vazhdon të ketë një vartësi të dyfishtë edhe nga Ministria e Kulturës. Restaurimi i godinave karakteristike që janë në rrezik. Kemi një turizëm ditor në Gjirokastër që duhet ta zhvillojmë”, tha Zamira Rami.

Kandidatja për Bashkinë e Gjirokastrës Zamira Rami, ka treguar edhe tatuazhin e saj në dorë, duke shpjeguar se ka qenë një kërkesë e vajzës së sasj në momentin që ka lindur djalin. “Një kërkesë që nuk mund ta rrefuzoja”, u shpreh Rami.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Halim Kosova: Xhorxh Bush më dërgoi një letër urimi
Rama flet për "Danas" rreth vizitës së Vuçiç në Tiranë: Shqipëria e Serbia në Ballkan, si Franca me Gjermaninë në Europë »
Article Logic
Execution time: 0.022784948348999
array(1) { ["section"]=> string(72) "grida-duma-dhe-zamira-rami-ne-shqip-ja-projektet-e-grave-kandidate-11952" }