Grida Duma e Arben Ristani mbajnë rradhën pas derës së Lulzim Bashës. Duan të takojnë kryetarin. Sekretarja i nxjerr zbuluar

Publikuar tek: politike, më 11:28 28-12-2015 Grida Duma e Arben Ristani mbajnë rradhën pas derës së Lulzim Bashës. Duan të takojnë kryetarin. Sekretarja i nxjerr zbuluar

Lulzim Basha po mëson përditë se si t’i lërë vartësit të presin pas dere. Jo një, jo dy, as tre e katër, por plot 6.

Dhe nuk janë nga ato figurat e panjohura apo qytetarë të thjeshtë që kërkojnë të takojnë kryetarin e PD-së, por disa nga figurat e njohura të kësaj partie, siç është Arben Ristani, sekretar i Përgjithshëm, Grida Duma, kandidatja për Durrësin në zgjedhjet vendore, Nevila Xhindi, e cila ka punuar krahë për krahë me Bashën në bashki si nënkryetare, Iv Kaso, Valbona Mezini etj.

Nuk dihet pse Basha i ka lënë në këto kushte, duke pritur pas dere në këmbë, por ata kanë menduar edhe s’i ta vrasin kohën e gjatë që duhet të kalojë duke e pritur. Duma lexon gazetën në këmbë, Ristani e Kaso luajnë me celular, ndërkohë që sekretarja Mezini i nxjerr zbuluar, pasi mendon të bëjë një ''Selfie'' me ta në sfond, nga ku uron ‘’Gezuar Festat’’.

Mirë do të ishte, që në kësi rastesh, kur Basha është i superkërkuar në takime dhe koha nuk premton, t’u krijojë së paku kushte, duke u vendosur ndonjë kolltuk që ata ta presin gjatë, po së paku ulur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manjani: Kontroll pasurive të gjyqtarëve, kush s’i justifikon, ikën
Ministri Saimir Tahiri premton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë »
Article Logic
Execution time: 0.020473957061768
array(1) { ["section"]=> string(128) "grida-duma-e-arben-ristani-mbajne-rradhen-pas-deres-se-lulzim-bashes-duan-te-takojne-kryetarin-sekretarja-i-nxjerr-zbuluar-28711" }