Grida Duma: Eshtë ditë e bukur, do fitojmë në Durrës. Dako, presion te zona e Plazhit

Publikuar tek: politike, më 11:49 21-06-2015 Grida Duma: Eshtë ditë e bukur, do fitojmë në Durrës. Dako, presion te zona e Plazhit Kandidatja e PD per Durresin Grida Duma duke votuar

Grida Duma ka thënë se për Durrësin sot do të jetë ditë e bukur dhe se qytetarët do dinë të zgjedhin. Zonja Duma tha se stafi i saj po evidenton gjithë shkeljet që po bëhen ndërkohë që në zonën e Plazhit thotë se ka probleme dhe presion ndaj zgjedhësve. 

Pyetje: Keni konstatuar parregullsi deri në këto momente sepse ka informacione?

Po ka informacione të cilat po i ndjekim dhe do tu informojmë nga momenti në moment. Ka influencë mbi votën në zonën e Plazhit dhe po ashtu në zonën e Nishtullës. Ka informacione kudo që ka probleme por jemi duke reaguar me shpejtësi duke mbrojtur vullnetin e zgjedhësve.

Pyetje: Në çfarë formash keni reaguar?

Ne jemi absolutisht me votimin me standard. Do të shkojmë me standardin e qetësisë. Tashmë jemi në procesin që dihet që ka disa listat që u janë shpërndarë të gjithë komisionerëve dhe ata kanë të qartë se kush janë individët që nuk duhet të votojnë dhe do të ndiqen nga drejtësia nëse ata do të votojnë.

Pyetje: Kanë votuar persona të tillë deri tani?

Po kanë votuar dhe janë konfirmuar me emra, foto dhe çdo gjë tjetër. Megjithatë kjo është gjëja që na shqetëson më pak sepse as që pritet që kjo kjo influencojë në rezultat

Pyetje: Sa prej këtyre personave kanë votuar deri tani?

Deri në këto momente më raportojnë që ka 17 qendra që konfirmojnë që ka pasur familje që kanë votuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sa votues kanë hedhur votën deri më tani? 47,62% e shqiptarëve kanë votuar
LSI thirrje të rinjve: Nëse doni punë, votoni »
Article Logic
Execution time: 0.0040299892425537
array(1) { ["section"]=> string(87) "grida-duma-eshte-dite-e-bukur-do-fitojme-ne-durres-dako-presion-te-zona-e-plazhit-14208" }