Grida Duma i përgjigjet medieve që folën për divorcin e saj, shfaqet në publik me bashkëshortin dhe djalin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:44 04-04-2015 Grida Duma i përgjigjet medieve që folën për divorcin e saj, shfaqet në publik me bashkëshortin dhe djalin Grida Duma, bashkëshorti i saj dhe djali i tyre pak minuta më parë në Durrës

Teksa lajmi i publikuar nga disa media online se Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma, ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj mori dhenë, Duma është shfaqur këtë pasdite në Durrës me bashkëshortin dhe me djalin e saj.

Opinionisti Olti Curri ka publikuar këto foto duke treguar se pak minuta më parë Duma ka mbërritur në qytetin e lindjes, Durrës, në krah të bashkëshortit dhe djalit të tyre të vogel. Ata kanë shëtitur mes kalimtareve në zonën e pedonales buzë detit dhe po darkojnë në një nga restorantet e kësaj zone.

Grida Duma është njohur me bashkëshortin e saj Ilir Shqina që 18 vite më parë kur ajo ishte studente dhe ai ishte pedagogu i saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.2090060710907
array(1) { ["section"]=> string(110) "grida-duma-i-pergjigjet-medieve-qe-folen-per-divorcin-e-saj-shfaqet-ne-publik-me-bashkeshortin-dhe-djalin-7833" }