Grida Duma kritikon Bashën: Nuk vlerësohem nga ai, duhen rregulla loje të qarta

Publikuar tek: politike, më 20:11 13-01-2018 Grida Duma kritikon Bashën: Nuk vlerësohem nga ai, duhen rregulla loje të qarta

Deputetja e PD-së Grida Duma e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 foli për protestën që pritet të mbahet në 27 Janar dhe gjendjen aktuale të Partisë Demokratike. 

Përsa i përket situatës aktuale brenda PD-së, Duma është shprehur se partia ka nevojë për përmirësime dhe disa gjëra duhet të bëhen më mirë.

Sakaq, e pyetur nga gazetarja se sa e vlerësuar ndjehet nga kreu i PD-së, Grida Duma tha se nuk është nevoja të vlerësohet nga Basha por nga Partia dhe kontributi që jep.

“Ka nevojë për përmirësim nga vetë zoti Basha, është përgjegjësia e tij. Duhet të çojmë vështrimin atje ku kemi asetin, fillon tek anëtari, simpatizanti, tek ata që kanë mbajtur peshën e fushatës. Sot më shumë se dje, një kontratë me rregulla të qarta loje për anëtarin e PD-së është e domosdoshme. Kur them rregulla të qarta loje nëkupton se kush punon duhet të shpërblehet dhe të aftët të motivohen”- është shprehur deputetja e PD-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Qytetarja i kërkon ilaçin që i shpëton jetën, kryeministri i kthen përgjigje idiote dhe të pashpirt”
Gjoba ndaj gazetares që përmendi Olsi Ramën, deputetja ka një thirrje për drejtorin e RTSH »
Article Logic
Execution time: 0.07028603553772
array(1) { ["section"]=> string(84) "grida-duma-kritikon-bashen-nuk-vleresohem-nga-ai-duhen-rregulla-loje-te-qarta-106463" }