Grida Duma në konferencë: Vendi në panik, 5 vrasje në 24 orë

Publikuar tek: politike, më 13:46 12-10-2018 Grida Duma në konferencë: Vendi në panik, 5 vrasje në 24 orë

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, deputetja e PD, Grida Duma foli për situatën në vend. Sipas Dumës vendi është në panik dhe pasiguri të plotë, ndërsa theksoi plagosjen e ndodhur ditën e sotme në zonën e Selitës në Tiranë.

Më tej deputetja flet sërish për çështjen e ministrit të Brendshëm.

“Ministri Fatmir Xhafaj, i kapur mat ndërsa i siguron mbrojtje vëllait  të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, flet për aksione imagjinare kundër krimit, nxjerr letra me statistika’, tha Duma ndër të tjera,

Reagimi i plotë:

Në një kohë që policia e Fatmir Xhafajt është ngritur e gjitha në këmbë, për të mbrojtur vëllanë e tij trafikant droge, Shqipëria është zhytur në kaos dhe kriminalitet.

Nuk ka kaluar as një javë nga ngjarja e rëndë në ish-bllok, ku bandat u përleshën me armë pak metra larg zyrës së kryeministrit, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 5 persona dhe plagosur disa të tjerë.

Mbrëmë një 13 vjecare humbi e dërrmuar me armë në bark, një vdekje fëmije aq e rëndë sa mjekët dyshonin nëse ishte goditje me  armë prerëse. Një krim që ka fytyrën e varfërisë mjerimit dhe abandonimit, ku dhe dëshmitarët familjarë janë aftësi të kufizuara për të dëshmuar.

Dy orë më parë sërish raportohet një plagosje me armë në Tiranë, i plagosuri në spitalin e traumës.

Jo ditë pas ditë, por orë pas ore vendi është në panik në pasiguri të plotë.

Ndërsa policia është vendosur e gjitha në shërbim të vëllait të Ministrit të Brendshëm, puna e saj është si të fabrikojë prova kundër një gazetari, kundër medias, denoncuesve dhe opozitës.

Ministri Fatmir Xhafaj, i kapur mat ndërsa i siguron mbrojtje vëllait  të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, flet për aksione imagjinare kundër krimit, nxjerr letra me statistika.

Ndërkohë  krimi godet çdo orë në çdo skaj të Shqipërisë.

Drejtori i Policisë së Shtetit, i emëruar nga Agroni/Geroni merret me shoqërimin e aktorëve të dyshes Rama-Xhafaj dhe i shërben Task Forcës e cila është ngritur vetëm për të shpëtuar familjen mafioze të ministrit.

Pesë të vrarë vetëm për 24 orë, ndërsa Fatmir Xhafaj dhe vartësit e tij flasin për ulje të krimit.

Nuk mund të ndodhë ndryshe, kur vetë qeveria, kryeministri dhe ministri tij ndërsejnë gjithë llumin kriminal në publik, dhe pastaj i strehojnë në familjen e tyre si vlera.

Kjo është mendësia kriminale që Edi Rama me qeverinë e tij i ngulitin në kokë shqiptarëve nga mëngjesi në darkë. E kishim thënë dhe po provohet që do të sillte veçse krim varfërim dhe frikë për jetën e njerëzve të ndershëm.

Shqipëria është në duart e krimit, sepse krimi është mendësia me të cilën qeveris Edi Rama.

Partia Demokratike i bën thirrje atyre burrave dhe grave që rrezikojnë jetën në detyrë  që të kryejnë detyrën e tyre pavarësisht tradhtisë që iu bëjnë drejtuesit politikë të ministrisë së Xhafajt.

Koha e tyre po mbaron.

Partia Demokratike garanton shqiptarët, por veçanërisht ata burra dhe gra të ndershëm në policinë e shtetit që sakrifikojnë të mos shiten, që shumë shpejt policia e shtetit do të kthehet në funksionin e saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alibeaj i tensionuar te Komisioni i Ligjeve: 5 viktima në 12 orë. Bandat kanë ngritur flamurin e zi
Reagon Balla pas dëshmisë së Bashës në Prokurori: Me lekët që do paguash si shpifës, unë do rindërtoj një... »
Article Logic
Execution time: 0.022003889083862
array(1) { ["section"]=> string(65) "grida-duma-ne-konference-vendi-ne-panik-5-vrasje-ne-24-ore-137564" }