Grida Duma nën siglën e PD-së do kandidojë në Durrës, Halim Kosova në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 07:05 15-04-2015 Grida Duma nën siglën e PD-së do kandidojë në Durrës, Halim Kosova në Tiranë Grida Duma dhe Halim Kosova

Në një mbledhje të orëve të fundit mbrëmjen e djeshme Partia Demokratike ka vendosur se cilët do të jenë kandidatët për bashkinë e Durrësit dhe atë të Tiranës. Grida Duma nuk do të kandidojë për Tiranën, por për Durrësin. Kurse bashkinë e Tiranës, PD-ja ia ka besuar Halim Kosovës.

Gazeta ‘’Panorama’’ shkruan se ky vendim është marrë pas disa sondazheve të kryera, ku në Durrës është shfaqur bindshëm mbështetja për Dumën, e cila do të jetë përballë kandidatit socialist Vangjush Dakos, ndërsa në Tiranë ka marrë një mbështetje më të gjerë Halim Kosova, që me shumë gjasa do të jetë përballë me Erjon Veliajn, kandidatin e PS-së dhe LSI-së.

Për Durrësin, Partia Republikane ka patur rezervat e veta, duke qenë se ka dashur  të kandidojë nën mbështetjen e PD-së Agron Dukën. Por Partia Demokratike duket se ka qenë e qartë që në Durrës do kandidonte një nga kandidatët e vet. Ditën e djeshme Duma ka shprehur vlerësimet e saj për Agron Dukën, duke thënë se e vlerësonte maksimalisht dhe se PD-ja po bën vazhdon negociatat me aleatët. E pyetur për kandidimin në Tiranë, Duma tha se do të japë komentin e saj kur të propozohet.

Duma u përfol edhe për kandidate në Tiranë, së bashku me mjekun Kosova, Jorida Tabakun, Majlinda Bregun, Gerti Bogdanin dhe Besnik Aliajn.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lame-Guri-Brojka/ Sazani: Lame, të vije në protestë për pallatin e Digës. Lame: Vij para gjykatës
Zyrtarizimi i kandidatëve në PS, Ahmetaj: Për Tepelenën Tërmet Peçi, në Përmet Gilberti Jaçe »
Article Logic
Execution time: 0.03252911567688
array(1) { ["section"]=> string(80) "grida-duma-nen-siglen-e-pd-se-do-kandidoje-ne-durres-halim-kosova-ne-tirane-8736" }