Duma: Nëse denonconi korrupsionin Rama do hakmerret ndaj jush, Rama:Këtë avaz ka PD-ja

Publikuar tek: politike, më 15:08 03-02-2015 Duma: Nëse denonconi korrupsionin Rama do hakmerret ndaj jush, Rama:Këtë avaz ka PD-ja

Grida Duma ka dalë para mediave për t’u bërë thirrje qytetarëve të mos i përgjigjen kërkesës së kreut të qeverisë për të denoncuar korrupsionin por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama në ''Facebook''.

"Avazi i PD kundër Platformës Kombëtare Antikorrupsion online, 1 arsye më shumë për ta përdorur celularin si armë kundër korrupsionit. Kurajo!'', ka shkruar Rama në profilin e tij.

 

 

Kurse Duma e ka quajtur projektin e prezantuar nga Rama si një shpenzim më tepër në qeverinë e tij.

Për ta ilustruar Grida Duma ka përmendur rastin e Luiza Gjonajt, ish-nëpunëses, që më herët ka denoncuar një rast abuziv në ministrinë e Erion Veliajt.  “Nëse denonconi korrupsionin, do ta keni Edi Ramën nga pas derisa të hakmerret ndaj jush deri në fund. Platforma online për antikorrupsionin e Edi Ramës ndoshta vlen për të shtuar shpenzimet e qeverisë, por jo për të luftuar korrupsionin.  Shqiptarët e kuptojnë se çdo të thotë të luftohet korrupsioni me internet e rrjete virtuale, kur Kryeministri heq nga puna pikërisht ata që e denoncojnë korrupsionin. Edi Rama kishte në dorë, në  24 qershor, një ankesë konkrete, nga një punonjëse me përvojë e administratës që ai drejton, për një rast korruptiv që po bëhej nga ministria e Erion Veliajt,”- tha Duma

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati kërkon zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Egjiptin
Ja sa është shuma që do të përfitojnë partitë politike për vitin 2015 »
Article Logic
Execution time: 0.024976968765259
array(1) { ["section"]=> string(78) "grida-duma-nese-denonconi-korrupsionin-edi-rama-do-te-hakmerret-ndaj-jush-2234" }