Grida Duma prezanton projektin për Durrësin: Do hapim 15 mijë vende pune

Publikuar tek: politike, më 19:21 04-06-2015 Grida Duma prezanton projektin për Durrësin: Do hapim 15 mijë vende pune

Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e qytetit të Durrësit, Grida Duma, ka prezantuar pasditen e sotme programin e saj për qytetin bregdetar.

Duma ka thënë se prioritet i saj do të jetë ulja e papunësisë në këtë qytet duke premtuar hapjen e 15 mijë vendeve të reja të punës.

“Luftë frontale ndaj papunësisë, krijim i vendeve të punës. Në të gjithë Shqipërinë përbën një problem, por në Durrës ky është problem i ethshëm. Misioni i tregut të punës, çdo familje duhet të ketë të paktën një person në punë. Për 4 vite ky problem duhet të jetë i zgjidhur. Do të hapim 15 mijë vende pune. Do të ulim taksat vendore”, tha Duma.

Kandidatja e Partisë Demokratike ka premtuar rehabilitimin e kalave, shëtitoreve dhe pjesën e plazhit publik.

“Do të bëjë të mundur koordinimin e operatorëve. Do të jetë përgjegjëse për hartën turistike. Promovimi i Durrësit në tregun ndërkombëtar. Të krijojmë brandin tonë. Shëtitorja do të rikrijohet e gjitha ku do të krijohet edhe ajo pjesë e munguar e plazhit publik. Do të rehabilitojmë kalatë. Ky qytet do të zgjohet me historinë e vet natën, duke krijuar historitë tona të reja”, tha Duma.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dule takon përfaqësuesit e OSBE/ODIHR: Shqetësim për procesin zgjedhor në zonat me minoritet grek
Kosova: Ndërtim pa leje nuk kam patur asnjëherë, nuk kam kohë për debat me Veliajn »
Article Logic
Execution time: 0.0040638446807861
array(1) { ["section"]=> string(77) "grida-duma-prezanton-projektin-per-durresin-do-hapim-15-mije-vende-pune-12695" }