Grida Duma: Rakip Suli merr milionat me emrin e të birit. Revolta do ndalë shtetin e korruptuar të Ramës

Publikuar tek: politike, më 11:55 16-12-2015 Grida Duma: Rakip Suli merr milionat me emrin e të birit. Revolta do ndalë shtetin e korruptuar të Ramës

Tjetër denoncim nga rradhët e Partisë Demokratike. Përmes sekretares për Marrdhëniet me Publikun, Grida Duma, PD denoncon se deputeti i PS Rakip Suli, ka shkelur ligjin për konfliktin e interesit, duke përfituar fonde publike. Duma tha se PD ka dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit Suli.

“Ky është shteti i korruptuar i Edi Ramës, ku në çdo drejtim, në çdo fushë është ngritur skema e ndarjes së milionave. Për këto abuzime, vjedhje e padrejtësi, Populli është në këmbë. Revolta do ta ndalë shtetin e korruptur të Edi Ramës. Nesër në orën 10, në dyert e parlamentit qytetarët do të tregojnë se ata janë zot të vendit”, deklaroi sekretarja për marrëdhëniet me Publikun në PD ndërsa publikoi dokumentin e regjistrimit në QKR.

rrrr.jpg

 

 Reagimi i deputetit Rakip Suli dy ditë më parë, 14 dhjetor 2015

"Lidhur me akuzat që Partia Demokratike më ka adresuar sqaroj publikun se:
Së pari, në zbatim të ligjit dhe Kushtetutës, unë Rakip Suli, përpara se të zgjidhesha deputet, në vitin 2013, kam bërë ndarjen e mandatit tim parlamentar me biznesin privat që kam pasur. Prej atëherë unë nuk kam aksione dhe nuk zhvilloj biznes privat, pra nuk kam asnjë konflikt ligjor me aktivitetin privat që zhvillon biznesi të cilin citon deklarata e PD.
Së dyti, në respekt të publikut dhe të së vërtetës, sqaroj se biznesi që unë kam drejtuar përpara vitit 2013, (Aurora Group), ka pasur kontratë qiraje edhe gjatë viteve të qeverisjes së PD (kopja bashkëngjitur) dhe madje me qira dyfish më të lartë sesa kontrata e fundit e cituar në akuzën spekulative të bërë nga PD.
Së treti, për transparencë publike sqaroj se ne dijeninë time, qiraja që kompania “Aurora Group” ka marrë në kontratë me OSHEE është 3.5 euro / metër katrorë në muaj, qiraja më minimale në praktikat e qerasë dhe si vlerë mujore është dyfish më e ulët sesa vlera e veshjes luksoze e zyrtares së PD e cila lexoi akuzat spekuluese ndaj meje.
Së fundi, në respekt të publikut dhe integritetit parlamentar ftoj kolegët e Partisë Demokratike që përpara se të akuzojnë le të verifikojnë faktet dhe le të ushtrojë çdo instrument ligjor që ka në dispozicion për të mos lejuar të bjerë pre e informacioneve të pasakta, spekulative dhe denigruese ndaj një kolegu vetëm për shkak të pikëpamjeve të ndryshme politike. Unë si deputet shprehem i gatshëm t’i ofroj çdo kolegu në parlament, përfshirë atyre të opozitës, çdo dokument zyrtar që vërteton deklaratën time të mësipërme, siç kërkoj nga opozita të tregojë të njëjtën sens përgjegjësie si në rastin tim ashtu edhe në raste të tjera të ngjashme".

suli-640x360.jpg

 

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manjani tregon për situatën e vështirë me 4 të mitur dhe vendimin që mori: U ndjeva keq, nuk kisha fuqi të reagoja
Shullazi i kërkon biznesin biznesmenit, ky i fundit shkon te Rama dhe ja përgjigjia që i jep kryeministri sipas Berishës »
Article Logic
Execution time: 0.022763013839722
array(1) { ["section"]=> string(108) "grida-duma-rakip-suli-merr-milionat-me-emrin-e-te-birit-revolta-do-ndale-shtetin-e-korruptuar-te-rames-27898" }