Grida Duma: Rama, 8.8 milionë euro mikut të tij pa tender e pa garë

Publikuar tek: politike, më 11:37 12-04-2016 Grida Duma: Rama, 8.8 milionë euro mikut të tij pa tender e pa garë

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma gjatë një deklarate për shyp u shpreh se kryeministri Rama po jep 8.8 milionë euro me një dorë, pa tender e pa garë për një kompanie rrjeti i të cilit ende nuk është ndërtuar. Sipas saj Rama ka vendosur të ndajë këtë shumë marramendëse me oligarkët e tij.

 “Kjo është goditja e radhës e Edi Ramës që ka vendosur të ndajë këtë shumë marramendëse me oligarkët e tij, për mirëmbajtjen e rrjetit dixhital të Radio Televizionit Shqiptar. Maxhoranca në Këshillin Drejtues të RTSH, nën urdhërat e Edi Ramës ka miratuar javën që kaloi këtë kontratë të dyshimtë, me vlerë 8.8 milionë euro. Kontrata, e cila i është paraqitur Këshillit Drejtues që në muajin gusht të vitit 2015, paracakton si përfituese kompaninë IDEA-Tel, një firmë e afërt me ministra e deputetë të maxhorancës aktuale. Megjithë debatet dhe kundërshtimet në Këshill, dhe kërkesën e shumë anëtarëve për organizimin e nje tenderi të hapur dhe konkurues, apo për kualifikimin e stafit të RTSH, për ta realizuar ata, mirëmbajtjen e rrjetit dixhital, duke kursyer kështu miliona euro të taksapaguesve shqiptarë, gjithçka ka qënë e kotë pasi Edi Rama e kishte vendosur tia jepte, më saktë të ndante me klientin e tij 8.8 milionë euro. 8.8 milionë euro, paratë e shqiptarëve, do të jepen për këtë kompani, edhe pse rrjeti dixhital ende nuk është ndërtuar.

Pra përpara se të ndërtohet rrjeti, Edi Rama ka menduar të ndajë plaçkën me atë që do ta mirëmbaje. Ja çfarë bën Edi Rama me paratë e shqiptarëve, ndërkohë që gjysma e popullit, 46.2 përqind e familjeve jetojnë me 5 dollarë në ditë, pra kanë përfunduar në varfëri të plotë, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore. 8.8 milionë euro me një dorë për mikun e tij, teksa ka ulur ndihmën sociale e ka rritur papunësinë. Ky është sundimi i oligarkisë, ku populli varfërohet çdo ditë, ndërsa Edi Rama me klientët e tij shtojnë milionat, shtojnë llogaritë në parajsat fiskale ” tha Duma.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama pritet me protesta në New York, ambjentalistët i kërkojnë diçka shkruar në pankarta (FOTO dhe VIDEO)
Vasili i shkruan Ramës: Asnjë reagim për shqetësimet e ngritura (LETRA) »
Article Logic
Execution time: 0.0207359790802
array(1) { ["section"]=> string(71) "grida-duma-rama-8-8-milione-euro-mikut-te-tij-pa-tender-e-pa-gare-37477" }