Grida Duma “zemra blu” nga Instagrami për simpatizantët

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:59 15-06-2015 Grida Duma “zemra blu” nga Instagrami për simpatizantët

Grida Duma duhet thënë se është kandidatja femër më “teknologjike" në këto zgjedhje lokale.

Pas aplikacionit që mund të shkarkohej në "app store" për të ndjekur fushatën e saj në Durrës, kandidatja është shumë aktive edhe në rrjetin social instagram, shumë pak i përdorur nga kandidatet e tjera femra. Duma, jo vetëm që poston gjatë gjithë kohës por edhe u kthen përgjigje simpatizantë ve të saj.

Çfarë u shkruan do thoni ju?! I dërgon figurën e zemrës, që nuk ka atë ngjyrën e kuqe me të cilën jemi mësuar ta shohim gjithandej por ka ngjyrën blu. Po po, zemër blu ka Grida Duma për mbështetësit e saj dhe të së djathtës. Se kur vjen puna te politika edhe zemra ndryshuaka ngjyrë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1042308807373
array(1) { ["section"]=> string(59) "grida-duma-zemra-blu-nga-instagrami-per-simpatizantet-13631" }