Griezmann eleminon Gjermaninë, Francë-Portugali finalja e Euro 2016

Publikuar tek: sport, më 21:57 07-07-2016

Gjermani-Francë 0-2

Formacionet

Gjermania: Neuer – Hector, Höwedes, Schweinsteiger , Özil, Draxler, Müller, Can, Boateng, Kroos, Kimmich.

Franca: Lloris; Sagna, Koscielny, Umtiti, Evra; Pogba, Matuidi; Sissoko, Griezmann, Payet; Giroud.

Pjesa e parë: Një pjesë e parë shumë e bukur, tamam në vlerën e një finaleje të vërtetë. Një takim i dyluftuar nga të dy ekipet që mundohen të tregohen të kujdesshme. Gjermanët janë më këmbngulës, ku Myller ka shansin të çojë topin në rrjetë, por topi i goditur prej tij devijohet nga portieri Loris, duke mos i dhënë kënaqsinë e golit të avantazhit “Pancerave”. Francezët fitojnë një goditje të lirë jashtë zone në minutën e 23, në një distancë prej 30 metrash, që merret përsipër të ekzekutohet nga Dimitri Payet, por pa rezultat. Ozil mund të kishte shënuar në minutën e 26, por sfera e goditur prej tij përfundon në trupin e njërit prej mbrojtësve francezë. Ndeshja është e dyluftuar nga të dy ekipet. Në minutën e 35 Pogba merr përsipër të ekzekutojë një goditje dënimi, por sfera e gjujtuar nga ai përfundon në duart e Neuer-it. Në minutën e 40 gjermanët kërkojnë një 11-metërsh, por për gjyqtarin italian gjithçka është e rregullt. Griezman kërkon të befasojë Neurin në minutën 41, por këmba e tij nuk shënjestron si duhet duke e çuar topin në rrjetë të jashtme. Një minutë më vonë, Giroud do të kishtë kaluar francezët në avantazh, por ai vonohet duke humbur topin pas ndërhyrjes së mbrojtësit gjerman. Por ajo që nuk pritej ndodh. Në minutën shtesë të pjesës së parë gjyqtari akordon 11-metërsh, pas një prekje me dorë të Schweinsteiger. Griezman shënon nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Pjesa e dytë: Fillon ashtu si e para, me ritëm, plot bukuri, plot dyluftime. Francezët janë përsëri më kërkues, me Payet që tenton disa herë nga jashtë zone, por sfera shkon shumë lehtë për portierin gjerman. Draxler në minutën 65 provon brenda zone, por mbrojtja franceze tregohet e gatshme, duke e devijuar topin në këndore. Një korne që nuk sjell asgjë për gjermanët. Ajo që nuk pritej ndodh. Në minutën e 72 Griezman dyfishon rezultatin, duke përshëndetur rrjetën e Neuer, i cili bëri një dalje të gabuar në golin e dytë. Kjo ndesheje tashmë mund të quhet e mbyllur, megjithatë gjermanët shquhen për lojën e tyre që shpresojnë deri në fund. Një rast në minutën e 81 për gjermanët, por duket se dy gola janë shumë për ta, dhe mbrojtësi gjerman nuk arrin të kordinohet si duhet duke humbur këtë rast të artë për të, që do të kishte ngushtuar rezutatin. Griezman rrëmben topin në minutën e 85 nga mesi i fushës, por topi i goditur prej tij përfundon në duart e portierit. Kështu mbyllet kjo supersfidë me Francën që kalon në finale, një finale mes saj dhe Portugalisë. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjermani-Francë, publikohen formacionet e dy skuadrave
Teuta e Durrësit në hetim nga federalët austriakë: Mashtrim me baste sportive, pyeten lojtarë e zyrtarë »
Article Logic
Execution time: 0.014934062957764
array(1) { ["section"]=> string(72) "griezmann-eleminon-gjermanine-france-portugali-finalja-e-euro-2016-45885" }