Gruaja e mbuluar kokë e këmbë në Gjirin e Lalzit kthehet në arenë debati, Arizaj: Gjykoni dhe nudizmin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:03 03-07-2017 Gruaja e mbuluar kokë e këmbë në Gjirin e Lalzit kthehet në arenë debati, Arizaj: Gjykoni dhe nudizmin

Një grua e mbuluar kokë e këmbë në Gjirin e Lalzit dhe "fshehur" në tendë nga burri i saj që lahej për qejfin e tij në det, është kthyer në arenë debati në vend.

Ishte gazetari Mentor Kikia ai i cili publikoi fillimisht fotot dhe ngriti alarmin për dhunimin e të drejtave të grave. Nuk është në një mendje me të kolegu Edmond Arizaj i cili thotë se nëse gjykohet gruaja me shami duhet të gjykohet edhe nudizmi.

KOMENTI I PLOTË I ARIZAJT

Nese gjykoni shamine ne plazh, gjykoni dhe nudizmin

Na paskesh qene dikush, musliman dhe lahej ne det, nderkohe qe nusen dhe femijet me shami ne koke (ndoshta) i kishte futur ne nje si tende mos ti shihnin. Edhe per kete kishin reaguar disa kolege. Jo dhunim i te drejtave te njeriut, jo ai freskohet ato plasin ne vape etj. Nga e dini ju qe ato nuk hyjne me deshire ne tende, madje edhe mbulohen?! I pate qe i dhunoi familjari? Nga e dini qe atyre nuk u pelqen i nxehti? Po sikur te cohen ato e te thone nuk na pelqen qe ju laheni me breke? Sikur te thone, nuk na pelqen qe lini femijet ne diell sepse po beni krim pasi dielli shkakton kancer lekure. Ka ndonje ligj qe ndalon njerezit te vishen trashe ne vere?! Une nuk di. Po ndonje ligj qe i ndalon njerezit te mbulohen ne vere? A jane njerezit te lire te bejne cte duan derisa nuk shqetesojne askend, as nuk shkelin ligjet dhe rregullat morale te shoqerise? Po atehere? Ata kane kendveshtrim tjeter, ne kemi tjeter, disa te tjere kane tjeter. Pse duhet te nervozohemi? Emancipimi? Ndoshta ate qe ne e shohim si emancipim, "ata" (nuk dua te ndaj) e shohin si dekadence. A eshte nudizmi emancipim? Une do te thosha qe eshte thjesht liri. Atehere ti leme ne lirine e tyre edhe keta njerez. A jane te lumtura ato gra dhe vajza me kete jete? Pse duhet te paragjykojme pa i pyetur. Secili e jeton jeten si do vete.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.047909021377563
array(1) { ["section"]=> string(106) "gruaja-e-mbuluar-koke-e-kembe-ne-gjirin-e-lalzit-kthehet-ne-arene-debati-arizaj-gjykoni-dhe-nudizmin-84863" }