Gruaja e ministrit dhe aktivistja e njohur reagon ashpër ndaj studentes që i hodhi salcë Nikollës: Turp për një grua të re që dhunon fizikisht një grua

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:37 17-11-2016 Gruaja e ministrit dhe aktivistja e njohur reagon ashpër ndaj studentes që i hodhi salcë Nikollës: Turp për një grua të re që dhunon fizikisht një grua Mirela Ruko, studentja qe i hodhi salce ministres

Bashkëshortja e ministrit Bledi Çuçi, njëkohësisht aktivistja Delina Fiço dënon ashpër aktin e studentes Mirela Ruko, që i hodhi salcë në kokë ministres së Arsimit Lindita Nikolla në një event ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Për Fiçon, ky është një akti i turpshëm dhune.

“Ka 1000 menyra paqësore për të protestuar dhe s'ka absolutisht asnjë justifikim për të dhunuar fizikisht një njeri tjetër”, shkruan aktivistja.

REAGIMI I PLOTË I DELINA FIÇOS:

Turp per nje grua te re qe dhunon fizikisht nje grua ministre, pavaresisht e kujtdo qeveri qofte! Kam simpati per cdo proteste paqesore. S'kam pasur dhe s'kam perkrahur asnjehere nje proteste te dhunshme per asnje arsye. Nuk kam asnje simpati per delirante qe mendojne se i dine te gjitha; qe besojne se bota duhet te jete vetem ashtu sic e mendojne ata, se, perndryshe ata te dhunojne!

Ka 1000 menyra paqesore per te protestuar dhe s'ka absolutisht asnje justifikim per te dhunuar fizikisht nje njeri tjeter.

Per me teper, absolutisht asgje nuk perfitojne studentet nga pseudo-protesta te tilla te dhunshme. Fiton vetem deliri i ketyre pseudo-revolucionareve per t'u bere personazhe mes grupit te vogel qe i rrethon e qe vete-ushqehen reciprokisht me delir.

delina.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024238109588623
array(1) { ["section"]=> string(156) "gruaja-e-ministrit-dhe-aktivistja-e-njohur-reagon-ashper-ndaj-studentes-qe-i-hodhi-salce-nikolles-turp-per-nje-grua-te-re-qe-dhunon-fizikisht-nje-grua-59864" }