Gruaja më e pasur në Shqipëri feston ditëlindjen, dy vajzat e saj e urojnë kështu (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:25 23-03-2016

vjo.jpg

E lakuar shpesh si gruaja më e pasur në Shqipëri, Vjollca Hoxha, e veja e Dritan Hoxhës, feston sot ditën e saj të lindjes.

Drejtorja Ekzekutive e Top Channel dhe Presidentja  e Top Medias është nënë e 4 fëmijëve, tre vajzave dhe një djali. DHe janë pikërisht dy vajzat e saj më të rritura dhe më të lakuara mediatikisht Sara dhe Lori ato që e kanë uruar të parat nënën e tyre që shpesh e kanë cilësuar si “gruan që di t’i bëjë të gjitha”.

“Kurajoja e madhe dhe lufta jote për jetën nuk do rreshtin së më mahnituri mua. Nëse ka një person që i meriton të gjitha, atëhere kjo je ti. Je bekimi më i madh në jetë”, i shkruan Sara të ëmës.

Edhe Lori i ka bërë një urim nga ishujt Maldive ku është duke pushuar prej ditësh.

“Gjithçfarë i kërkoj zotit është që ime më të jetë e lumtur dhe e shëndetshme. Faleminderit që je! Unë jam e bekuar dhe e nderuar që jam vajza jote. Gëzuar ditëlindjen mama”.

Vjollca Hoxha listohet në 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri dhe më e pasura në gjininë e saj. Sipas bizneseve që rezultojnë të regjistruara në QKR, Vjollca Hoxha është pronare e Top Channel, Lori Cafe, Digitalb etj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032293081283569
array(1) { ["section"]=> string(92) "gruaja-me-e-pasur-ne-shqiperi-feston-ditelindjen-dy-vajzat-e-saj-e-urojne-keshtu-video-35797" }