Gruaja më e vjetër në botë feston 110-vjetorin dhe zbulon sekretin e jetëgjatësisë (diçka që të gjithë e kemi në dorë)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:25 23-02-2017 Gruaja më e vjetër në botë feston 110-vjetorin dhe zbulon sekretin e jetëgjatësisë (diçka që të gjithë e kemi në dorë)

Një nga gratë më të vjetra në botë thotë se çelësi për një jetë të gjatë është dashuria.

Murgesha italiane Candida Bellotti festoi ditëlindjen e saj të 110-të e rrethuar nga motrat e saj, ndërsa rrëfeu se sekreti i jetëgjatësisë është dashuria. 

"Dashuroni, dashuroni dhe vazhdoni të doni me gjithë zemër", tha e moshuara për gazetarët, të cilët ishin mbledhur për këtë rast të veçantë në një manastir toskan. "Kini besim për të ardhmen dhe punoni që dëshirat tuaja të bëhen realitet," shtoi ajo për “recetën” sekrete.

Bellotti lindi në vitin 1907 në Verona të Italisë. Ajo u bë një murgeshë në moshën 24-vjeçare dhe ka punuar si infermiere. Bellotti ka përjetuar dy luftërat botërore, ka kaluar drejtimin e 10 papëve dhe 57 kryeministrave italianë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030939102172852
array(1) { ["section"]=> string(122) "gruaja-me-e-vjeter-ne-bote-feston-110-vjetorin-dhe-zbulon-sekretin-e-jetegjatesise-dicka-qe-te-gjithe-e-kemi-ne-dore-69674" }