Një zonjë “ka plasur” nga marazi derisa ka dalë publikisht në TCH tek Të paekspozuarit për të akuzuar deputetin socialist Alket Hyseni se i ka vjedhur pronën bashkëshortit të saj.
“Pronën Alket Hyseni e mori nga Ilia Taka. Ky i fundit, në shkurtin e 2017 është arrestuar për falsifikim dokumentash. Ilia Taka, po me falsifikim dokumentash e ka marrë nga Sefo Buo, kunati im. Unë jam Irini Buo dhe po e them: Nuk mund të ketë pronë Alket Hyseni dhe kompania Kumbaro dhe im shoq nuk ka një metër tokë nga prona e babait të vet. Kjo është turp. Se si unë janë shumë familje në bregdet dhe në gjithë vendin. I bëj thirrje Edi Ramës nëse e ka dhënë këtë leje të mendohet mirë. Unë do ta coj në Strasburg. Dhe duhet të zbatohet vendimi I gjykatës që ka pronën në sekuestro. Askush nuk mund të ndërtojë në pronën time që ma kanë grabitur” thotë Irini Buo, me një varg dokumentash në dorë e me lot në sy.
Ajo akuzoi prokurorin e Vlorës Ramadan Troci.
“Kam shkuar në prokurori e kam bërë kallzim penal për vjedhjen e pronës sime. Por Ramadan Troci, e grisi kallzimin tim. Këta janë të gjithë bashkë. Këta vazhdojnë dhe bëjnë zullume bashkë. I kërkoj prokurores së Përgjithshme Arta Marku, të hetojë për rastin tim” thotë zonja Irini Buo.
Zonja, paraqiti në studio edhe vendimet që ajo kishte, letrat e pronësisë së saj, letrën e hipotekës së deputetit Alket Hyseni, por edhe kontratën për leje ndërtimi për kompaninë në Tiranë.