Gruaja myslimane indiferente ndaj kufomave në sulmin e Londrës, zbulohet kush fshihet pas fotos që tronditi rrjetin

Publikuar tek: bota, më 12:11 14-11-2017 Gruaja myslimane indiferente ndaj kufomave në sulmin e Londrës, zbulohet kush fshihet pas fotos që tronditi rrjetin

Fotografia e së resë me shami e cila është postuar në një nga 2700 llogaritë falso të krijuara nën hijen e Kremlinit është një përpjekje e Rusisë  për të shpërndarë fake news dhe për të influencuar në politikën britanike dhe amerikane.

Kjo ka shkaktuar dhe një reagim të ashpër nga kryeministrja britanike Teresa May e cila ka sulmuar Putinin dhe ndërhyrjen ruse në demokracinë perëndimore.

Fotografia e gruas myslimane që flet në telefon teksa është duke ecur pranë viktimave të sulmit në urën Westminster në Angli u bë virale në Twitter si një simbol i indiferencës së islamikëve përkundrejt tmerrit të sulmit të 22 marsit.

Nuk patën vlerë as shpjegimet e autorit të fotos, 28-vjeçarit Jamie Lorriman, i cili ka ndërhyrë për të mbrojtur vajzën, duke thënë se e reja me hijab në realitet ishte e tronditur dhe e traumatizuar.

Versioni më i shpërndarë në Twitter ishte ai që u shpërnda me foton e etiketuar #Ban Islam që thoshte :” Gruaja myslimane nuk kushton as vemendjen me të vogël për tmerrin e sulmit, ecën qetësisht afër nëj burri që po vdes dhe kontrollon telefonin e saj, shkruan corriere, raporton newsbomb.al.

Trolli Rus

Llogaria nga ku filloi e gjithë loja @Southlonestar, është një troll rus, një nga 2700 llogaritë false që u krijuan nga Kremlini për të shpërndarë fake news dhe për të influencuar politikën britanike dhe amerikane. LLogaria, me mbi 16 mijë ndjekës, i përket Texas Lone Star, që e quan veten “një patriot teksan dhe amerikan” ka vazhduar rrugën e Trumpit dhe Shtëpisë së Bardhë dhe ka bërë një postim në favor të Brexit ditën e referendumit.

Ndërhyrja e ashpër e Teresa May

Dje në darkë kryeministrja Theresa May ka lëshuar një sulm kundrejt Putin dhe ndërhyrjeve të rusisë në demokracitë perëndimore. May ka akuzuar Moskën që ka ndërhyrë në zgjedhejt dhe ka denoncuar tentativën për të “minuar shoqëritë e lira” dhe “shpërndarje të lajmeve fallco për të ngatërruar njerëzit në Perëndim.” / newsbomb.al.

Article Logic
Execution time: 0.0028748512268066
array(1) { ["section"]=> string(120) "gruaja-myslimane-indiferente-ndaj-kufomave-ne-sulmin-e-londres-zbulohet-kush-fshihet-pas-fotos-qe-tronditi-rrjetin-99514" }