Gruaja që fluturon...

Publikuar tek: analiza-komente, më 16:18 04-09-2016 Gruaja që fluturon...

Nga Anila Basha

...kështu e quajti veten para dy ditësh, Mirela Kumbaro, teksa hidhej me parashutë nga qafa e Llogarasë.

Askush nuk do ta kishte menduar se Tirana zyrtare që priste vrullshëm, plot bujë, me harxhe nga ato që i bënë përshtypje një Evrope të tërë, një kombëtare futbolli që shënoi vetëm një gol në Euro2016, të linte në mëshirë të fatit një ngjarje që këtij kombi, apo këtij populli mund ti ndodhë, njëherë në 600 a 800 vjet.

Shenjtërimi i Nënë Terezës paraditen e djeshme nga Papa Françesku në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, është ngjarje që pakkush mund të mendonte se do të ndodhte në periudhën që do të jetonte vetë.

Çuditërisht, ajo që nuk prisnim të ndodhte nga një qeveri që PR apo makinazhin e ka në stilin e saj të punës së ditës së sotme, ishte fakti i mungesës tërësore të organizimeve për një festë të madhe, por edhe për një shqiptare të madhe.

Por, asnjë aktivitet në Tiranë, asnjë koncert për nder të Nënë Terezës, madje, asnjë ide sesi mund të ndjenin shqiptaret që emri i tyre të rihynte sërish në, memorien ndërkombëtare.

pllaka-655x356.jpg

E kjo vjen nga një vend që shkuli gjithë buxhetin e shtetit për të pritur Papën, rregulloi autostradën në kohë rekord, po në kohë rekord mbolli pemët e reja dhe akoma më shumë në kohë rekord e ktheu sheshin që mban emrin e shenjtores Nënë Tereza në sheshin kryesor që do të priste Papa Françeskun, i dyti këtu në historinë mijëvjeçare të krishtërimit.

Kur vjen çështja te kreativiteti që Ministria e Kulturës do të duhet te kishte për ta përfshirë Shqipërinë në vendet që u impenjuan maksimalisht për të propozuar ide konkerte për këtë Nënë të madhe të gjithë botës, gjithçka rezultoi mjerane.

1 milionë euro do të jepeshin për një gol të vetëm të kombëtares shqiptare në Euro2016, por kjo shumë parash nuk do të ishte asgjë për organizimin e një koncerti të madh për shqiptarët në sheshin Nënë Tereza. Kështu, edhe korcerti dhe aktiviteti i organizuar në Vatikan nga tenorët e shqiptarët e mëdhenj të skenave botërore, u organizua nga KOSOVA, ndërsa Shqipëria nuk arriti të ketë asnjë kontribut. Sado të vockël.

Mjerimi bëhet akoma më i madh nga fakti qesharak se në Tiranë u shit për aktivitet, ceremonia që sheshi “Nënë Tereza” mori emrin “Nënë Tereza”...(!!!) a thua sikur tironsit e shqiptarët do ta ngatërrojnë me Zogun e Zi”, u shpreh ironikisht njerëzia në rrjetet sociale.

Ministrja e Kulturës, bëhet bishti i kryetarit të bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, në zbulimin një pllakë në mur, ku shkruhet “Sheshi Nënë Tereza”. Veprim të cilin e bën çdo ditë nje punonjës i komunales që vidhos normalisht tabelat e rrugeve poshtë e përpjetë qytetit (me siguri sot e kanë thirrur dhe i kanë thënë: ti mos dil në punë se pllakën do ta vidhosë Erioni me Mirelën.

Dy vida brenda një pllake ku shkruhet emri i një sheshi apo i një rruge, nuk janë ceremoni as për të nderuar shenjtoren, e as për të thirrur kamerat sikur po zbulohet ndonjë monument a shtatore.

Nëpërmjet një fjalimi pompoz, e një pëlhure mbi pllakate, e para Mirela dhe i dyti pas saj Erjon Veliaj, tentuan ta shisnin si të ishte aktiviteti që do i nxirrte nga bataku i mungesës së ideve sesi duhet të organizoheshin festimet nga Shqipëria për një ditë të tillë.

Screenasd33dhot_1.jpg

Dhe në fund, le ta themi, shtetet fqinjë, Kosova e Maqedonia, bënë gjithcka, që nga librat, broshurat, koncertet, organizimet, pullat, objekte muzeale, medaljet etj etj për të përkujtuar këtë ditë të madhe.

Me zor të madh, ne shqiptarët e Shqipëria do kujtohemi se ditën kur u shpall Nënë Tereza shenjtore e njerëzimit, Nëna që deklaronte se është shqiptare, arritëm ti vëmë pllakën sheshit “Nënë Tereza” dhe të bëjmë me ngut një pullë poste që as u reklamua dot dhe as u lancua nga ndonjë instiucion kulturor. Asgjë tjetër s’do mbahet mend. Madje edhe fluturimi me parashutë nga qafa e Llogarasë i ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, që më tepër ishte “një rënie me stil” se fluturim, nuk do të mbahet mend....Ah, ndoshta harrova: Do të mbahet mend edhe fakti që ditën që u shenjtërua Nënë Tereza, Shqipërinë e drejtonte...Niko Peleshi...

...

Dhe në fund, gruaja që fluturoi vëtet në qiej, është e Shenjta Terezë...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020541906356812
array(1) { ["section"]=> string(24) "gruaja-qe-fluturon-51854" }