“Gruan tënde do e ndajme të dy”, zbardhet dëshmia tronditëse e djalit që vrau të atin

Publikuar tek: barometri, më 08:25 27-12-2017 “Gruan tënde do e ndajme të dy”, zbardhet dëshmia tronditëse e djalit që vrau të atin

"Gruan tënde do ta ndajmë të dy", zbardhet dëshmia tronditëse e Selman Aliaj, djalit që vrau me çekiç babain e tij 74-vjeçar, dy ditë më parë në Tiranë. 28-vjeçari Selman Aliaj e goditi tre herë me çekiç në kokë të atin dhe trupin e hodhi në liqenin e Farkës. 

Aliaj ka treguar të gjithë detajet e vrasjes, të cilat janë lexuar në Gjykatën e Tiranës nga Prokuroria.

“Kemi qënë në ambientet e jashtme të shtëpisë, dy muaj pasi babi më fejoi pa dëshirën time. Doja të shkoja në Gjermani te vëllai e pastaj të kthehesha të fejohesha por ai kundërshtoi, më tha që gruan tënde do ta ndajmë të dy. E godita me çekiç tre herë në kokë, më pas e mbulova me një tapet që e përdorja për automjetin dhe e dërgova në Farkë. Aty kuptova që ishte gjallë dhe e hodha trupin në liqen. Pastaj u largova nga liqeni, hoqa rrobat dhe i hodha në kosh. Shkova te rruga e Elbasanit dhe hëngra 3 sufllaqe dhe mora makinën e vëllait dhe u nisa për Kukës”-kjo ka qënë dëshmia tronditëse e Selman Aliaj i cili u arrestua nga policia në afërsi të urës së Institutit.

  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020929098129272
array(1) { ["section"]=> string(89) "gruan-tende-do-e-ndajme-te-dy-zbardhet-deshmia-tronditese-e-djalit-qe-vrau-te-atin-104482" }