Grupet mafioze në Shkodër, trondit Hoxha: Jo Bajri! Ja kush është familja numër një

Publikuar tek: barometri, më 08:33 25-09-2018 Grupet mafioze në Shkodër, trondit Hoxha: Jo Bajri! Ja kush është familja numër një

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se sipas një raporti të Ministrisë së Brendshme, familja Bajri është një ndër katër familjet më të rrezikshme në Shkodër, por jo e para.

 

Sipas Hoxhës në vend të parë është një familje e cila ka lidhje shumë të forta, influencë në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe punësimeve shtetërore.

Deklarata e Hoxhës në Report TV:

Opozita e ka akuzuar vazhdimisht mazhorancën që ka përdorur bandën e Bajrave për elektoratin, dhe sipas opozitës janë dy mandate që i ka dhënë familja Bajri, dhe ata si shkëmbim i kanë dhënë imunitetin. Është interesante sepse grupi i parë që u godit në Shkodër është ky grupi që akuzohet që ka lidhje me të majtën. Ky grup u godit shumë lehtë, dhe e di pse, sepse ata ishin rrugëve pasi mendonin që kanë mbështetje dhe s’kanë prova.

Safet Bajri ishte në krahun e PD-së, pjesa tjetër kanë qenë me PS-në. Kjo tregon që ata nuk kanë bindje politike. Raporti që kam unë këtu i zv.ministrit, thotë 4 grupet që janë në Shkodër, familja numër 1 nuk rezulton Bajri, është një familje tjetër që la kidhje shumë të forta, ndikon në lejet e ndërtimit e shumë punësime shtetërore.

Goditja shumë mirë që u bë, por duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Krimi nuk ka ngjyrë. Nëse deri tani do t’i shkojmë kësaj logjike, nëse u godit grupi Bajri, po rivalët e tyre kush janë?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030532121658325
array(1) { ["section"]=> string(87) "grupet-mafioze-ne-shkoder-trondit-hoxha-jo-bajri-ja-kush-eshte-familja-numer-nje-135510" }