Grupi Parlamentar i PS-së, pro ndryshimit ‘’një deputet, një komision‘’

Publikuar tek: politike, më 13:07 19-01-2015 Grupi Parlamentar i PS-së,  pro ndryshimit ‘’një deputet, një komision‘’

Pak orë para nisjes së sesionit të ri të Kuvendit mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, për të diskutuar rreth ndryshimeve të rregullores së Kuvendit dhe kalendarit të punimeve. Tashmë, grupi socialist ka marrë vendimin që të mbështesë ristrukturimin e komisioneve parlamentare, ku një deputet nuk do të jetë pjesë përbërëse e dy ose më shumë komisioneve parlamentare, por vetëm i njërit prej tyre.

 

Grupi Parlamentar i PS-së ka rënë dakord që të përkrahë ndryshimet për ristrukturimin e komisioneve parlamentare por edhe ka diskutuar rreth çështjeve që pritet të shqyrtohen gjatë punimeve në sallën e Kuvendit.

 

Kalendari i Kuvendit  pritet të jetë i ngjeshur, ku fokusi do të jetë tek reforma në sistemin e drejtësisë. Diskutime gjatë këtij sesioni pritet të ketë edhe për ngritjen e një ligji për dekriminalizimin e Parlamentit dhe e një komisioni për respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Karburantet, PD: Qeveria të rishohë paketën fiskale
Basha mbledh grupin parlamentar të PD: Dekriminalizimi, kauza jonë fisnike »
Article Logic
Execution time: 0.029918909072876
array(1) { ["section"]=> string(69) "grupi-parlamentar-i-ps-se-pro-ndryshimit-nje-deputet-nje-komision-935" }