Grupi polifonik Argjiro skualifikohet nga Festivali i Gjirokastrës

Publikuar tek: kulture-art, më 11:42 13-04-2015 Grupi polifonik Argjiro skualifikohet nga Festivali i Gjirokastrës Grupi polifonik Argjiro ne skene

Grupi polifonik Argjiro, së bashku me grupin e fëmijëve të Gjirokastrës, janë eleminuar nga gara e festivalit polifonik të Gjirokastrës që do të mbahet këtë vit. Arsyeja, sipas raportimeve që vijnë nga gazetarët në Gjirokastër, është fakti se ata “nuk dinë të këndojnë”. 

“E pakuptueshme, nuk ka juri në botë që me gjykimin e vet të mund të jetë se paku në nivelin e të kuptuarit të muzikës dhe të interpretimit të këtyre mjeshtrave të pazëvendësueshëm. Mos është vallë ndonjë humor i hollë gjirokastrit “eleminimi” i tyre, së bashku me ata që do ta vazhdojnë këtë traditë” shkruan në rrjetin social Vaso Tole, akademiku që është njohës i Iso-polifonisë por edhe një kritik muzike e mbrojtës i traditës.

Por duket se gjithçka ka mbaruar për jurinë. Shkëlqim Guçe, Shyqyri Hysi, Koço Vasili, Stavri Çati piktor, Fitim Caushi, kanë qenë anëtarët e jurisë që skualifikuan grupin Argjiro. Ndërkohë informacionet që vijnë është se juria ka skualifikuar nga ky festival edhe grupin tradicional të Zagories. Në fakt, Shkëlqim Guçe, ish kryetar komune, ka një grup të tijin, sipas informacioneve që vijnë nga Gjirokastra.

Festivali polifonik i Gjirokastrës do të nisë në datën 10 maj. Eshtë një ngjarje që është pritur shumë mirë dhe që do të mbledhë në këtë qytet grupet nga gjithë trevat shqiptare. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Klaudia Pepa mahnit në “Amici”, duartrokitet fort nga Renato Zero (Video)
Ndahet nga jeta nobelisti Gunter Grass, luftoi nazizmin me veprat e tij »
Article Logic
Execution time: 0.0051350593566895
array(1) { ["section"]=> string(71) "grupi-polifonik-argjiro-skualifikohet-nga-festivali-i-gjirokastres-8554" }