Grupi Socialist diskuton deklaratat e Doshit, Kokëdhima: Nuk do priten koka

Publikuar tek: politike, më 13:12 02-03-2015 Grupi Socialist diskuton deklaratat e Doshit, Kokëdhima: Nuk do priten koka

Pak minuta para nisjes së mbledhjes së grupit socialist ku do të diskutohen deklaratat e Tom Doshit, Koço Kokëdhima ka deklaruar se nuk do të ketë përjashtime ''Nuk bëhet fjalë për prerje kokash'', ka deklaruar Kokëdhima. Në selinë e PS-së ka mbërritur edhe kryeministri Rama por mungon deputeti Doshi.Deputetët Blushi, Fino, Stërkaj dhe Gaçi duke hyrë në seli nuk kanë dashur të bëjnë asnjë koment për qëndrimin e tyre, duke thënë se do të flasin pas mbledhjes.

 

Mësohet se Grupi i PS-së, do  të diskutojë sot për deklaratat e Tom Doshit. Deputeti ka sulmuar javën e kaluar kryeministrin Rama, duke I shpallur luftë atij. Doshi tha se Rama duhet të bëjë transparencë për ministrat dhe drejtorët e tij, duke i akuzuar këta për vjedhje dhe për performancë të dobët. Nga ana e tij, kryeministri Rama në një takim me deputetë të Ps-së, mësohet se ka thënë që sulmet  e Doshit ndaj Ramës dhe qeverisë së tij janë vetëm për arsye personale dhe pa baza.

Për të qetësuar situatën janë futur në lojë deputeti Koço Kokëdhima,  Gramoz Ruçi dhe ministri I Brendshëm Sajmir Tahiri.

Pritet sot me kërshëri, diskutimi për deklaratat e Doshit dhe vendimi që do të marrë grupi ndaj tij. Paraprakisht Doshi ka thënë se do vazhdojë të jetë deputet dhe anëtar i PS-së, duke u shërbyer zgjedhësve të zonës së tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përjashtimi i Doshit/ Baze: Fitore e spikatur e Edi Ramës, Bushati: Sakrifikimi i Tomës kërkon të tjerë pas tij
Newsbomb.al zbardh debatet e plota në PS, Doshi-Ramës: Je bukëshkalë. Rama: E ka personale. Kërcënon Blushi: Dil në PS dhe bëj zgjedhje »
Article Logic
Execution time: 0.02422308921814
array(1) { ["section"]=> string(78) "grupi-socialist-diskuton-deklaratat-e-doshit-kokedhima-nuk-do-priten-koka-4771" }