Në rrjetet sociale ka dalë së fundmi një video nga momentet e sherrit të djeshëm në Shkodër, gjatë takimit Vllaznia-Tirana në basketboll për meshkuj.
Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi, ndërsa tifozët bardheblu shprehen se, duke iu referuar pamjeve filmike në këtë video, ka qenë trajneri i Vllaznisë, Bledar Gjeçaj që ka goditur fillimisht lojtarin e Tiranës, Erkand Karajn, ndërsa një gjë e tillë dallohet edhe në video.
Sipas tyre, pamjet e transmetuara në televizionin lokal të Shkodrës, “TV1 Channel” janë prerë dhe momenti kur Gjeçaj godet basketbollistin bardheblu janë prerë.