Guardiola bën thirrje për pavarësinë e Katalonjës

Publikuar tek: bota, më 20:51 08-09-2015 Guardiola bën thirrje për pavarësinë e Katalonjës

Trajneri i Bajern Mynihut, katalonjasi Pep Guardiola ka përsëritur thirrjet e tij për pavarësinë e Katalonjës, edhe në sport, për të cilën shprehet se do të kishte dëshirë të luante me kombëtaren katalanase.

Guardiola, i cili ka qenë lojtar i Barcelonës, (1990 - 2001) dhe trajner revolucionar i saj (2008-2011), ka luajtur 47 ndeshje me kombëtaren spanjolle. Në një intervistë për “Yahoo.es” ai është shprehur se do të kishte dëshirë që këto ndeshje t’i kishte zhvilluar me kombëtaren katalanase.

44 vjeçari, Guardiola e ka shprehur edhe më parë dëshirën e tij për pavarësinë e krahinës me 7.5 milion banorë e që prodhon 20% të ekonomisë kombëtare.

12002294_960748800630937_623182189410356916_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025609016418457
array(1) { ["section"]=> string(55) "guardiola-ben-thirrje-per-pavaresine-e-katalonjes-20290" }