Guardiola gjen justifikime pas humbjes së Bayern 4-1 ndaj Wolfsburg

Publikuar tek: sport, më 12:14 31-01-2015 Guardiola gjen justifikime pas humbjes së Bayern 4-1 ndaj Wolfsburg

Kampionët në fuqi të Bundesligës nuk e kanë nisur si duhet vitin futbollistik 2015 pasi në ndeshjen e parë zyrtare, dështuan me bujë.

Trajneri i Bayern Munchen, spanjolli Josep Guardiola ka pranuar se klubi i tij nuk mund t’i kontrollonte kundërsulmet e skuadrës rivale të Wolfsburg, pas humbjes 4-1 në ndeshjen e kampionatit  gjerman të zhvilluar në transfertë.

”Ata shënuan një gol shumë herët dhe ne nuk mund t’i kontrollonim kundërsulmet e tyre në gjysmën e parë. Ne kishim në qarkullim më shumë topin por pavarësisht posedimit, ne nuk i kontrolluam dot kundërsulmet e tyre. Ne nuk duhet t’i lejonim aq hapësirë atyre” tha tekniku spanjoll.

”Urime për Wolfsburg, ata ishin më të mirë në momentet e duhura dhe shënuan golat. Ne duhet të analizojmë se çfarë ka ndodhur këtu dhe të ecim përpara. Pas një ndërprerje gjashtë-javore, tani ne kemi nevojë për një ndeshje praktike”, tha Guardiola.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « La Liga, vetëm 45 milionë Euro për transferimin e 34 lojtarëve në merkato
Rezultatet e Kategorisë Superiore, java e 20-të »
Article Logic
Execution time: 0.016595840454102
array(1) { ["section"]=> string(72) "guardiola-gjen-justifikime-pas-humbjes-se-bayern-4-1-ndaj-wolfsburg-2002" }