Gugash Magani: Besoj shume tek Tirana, pres një tjetër blerje

Publikuar tek: sport, më 12:08 18-01-2015 Gugash Magani: Besoj shume tek Tirana, pres një tjetër blerje

Tirana vijon në mënyrën më të mirë përgatitjet për pjesëne mbetur të sezonit, dhe trajneri i 24 herë kampionëve të Shqipërisë, Gugash Magani mbetet optimist se bardheblutë do të fitojnë titullin. Në përfundim të ndeshjes me Dinamon të fituar 1-0 me golin e Bushiç, trajneri peqinas që drejton kryeqytetasit ka folur për takimin dhe për skuadren e tij që bëhet gati për gjysmen e dytë të Kategorisë Superiore.

 Në analizen e teknikut, bardheblutë janë gati për të marrë maksimumin. “Jam pjesërisht i kënaqur dhe këtu i referohem pjesë së parë. Në të dytën pastaj bëmë disa ndryshime, pasi lojtarët kanë qenë të lodhur nga faza përgatitore. Në 45 minutëshin e parë më pelqeu ideja me të cilën luajtëm. Ndonëse terreni nuk ishte shumë cilësor, i krijuam disa raste për shënim” tha Gugash Magani.

“Ekipi luajti mirë taktikisht dhe sidomos në momentin kur ishim në kërkim të topit. Kur atë e zoteërojme ne, kemi lojtarë që bëjne diferencën dhe me intelektin që kanë, krijojnë situata shumë të favorshme Kjo ishte një ndeshje e vlefshme si provë gjenerale edhe për formacionin. Ndaj me ndryshime fare të vogla, titullaret ndaj Apolonisë do jenë ata që e nisën nga minuta e parë me Dinamon. Organika jonë nuk është e fryrë, por e plotë. Mendoj se mund të bëjmë edhe një goditje të fundit, në ditët e fundit të merkatos. Mendoj se ka një pozicion që ka ende dobësi. Në ofensivë duhet të ndërhyjmë, pasi pjesa tjetër është e kompletuar. I referohem këtu një gjysëm sulmuesi ëe jep pasin e fundit, ose një pykë. Por në përgjithësi skuadra është e plotë dhe me afrimet e bëra nga presidenti Halili, tani unë dhe skuadra kemi për detyrë të realizojmë objektivat", ka deklaruar Magani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mourinho sërish në luftë fjalësh me City, mediat: Është paranojak
Shaqiri nuk i shpëton sërish pankinës, një rezervë luksi edhe te Inter »
Article Logic
Execution time: 0.019339084625244
array(1) { ["section"]=> string(63) "gugash-magani-besoj-shume-tek-tirana-pres-nje-tjeter-blerje-806" }