Guida prestigjoze italiane “guidaidentitagolose.it” për botën gastronomike, nga Shqipëria ka zgjedhur restorant Mullixhiun në Tiranë, si më prestigjozin.
Në guidën e italianëve, nuk mungon as historiku mbi restorantin dhe pronarin e tij i cili e ka nisur gjithçka nga zero duke emigruar në moshën 15 vjeçare, për t’u rikthyer më pas sërish në vend.
“Ai u bë mishërim i rilindjes gastronomike shqiptare”, shkruan guida prestigjoze.
“Mullixhiu u hap në shkurt të vitit 2016 në Tiranë, kryeqytetin shqiptar, nga Bledar Kola, 30-vjeçari i cili iku nga vendi i tij, kur ishte vetëm 15 vjeç. Një fillim si një pjatalarës në Londër, tre stazhe në Noma, një periudhë kohe në Fäviken, dhe pastaj vendimi për t'u kthyer në shtëpi. Ai u bë mishërim i rilindjes gastronomike shqiptare.
Ortakët e e restorantit, bashkë me të, janë pronarët e Mrizit të Zanave, një shtëpi-fermë nga e cila çdo mëngjes vjen mishi, djathi, frutat dhe perimet. Propozime të ndryshme dhe gjithnjë në ndryshim të menusë: Me verë, për të gjithë shqiptarët, shpenzimi mesatar shkon në rreth 30 euro.
Mullixhiu është simbol i Tiranës që së shpejti do të jetë "Berlini i ri" i Shqipërisë që po ecën larg me ritme të shpejta nga vitet e diktaturës dhe po fillon të kuptojë trashëgiminë bujqësore dhe tradititën nga e cila vjen”, thuhet ndër të tjera në guidën italiane që në fakt nuk është e vetmja që i rezervon këtë shkrim “Mullixhiut”.
Më herët, revista të tjera gastronomike e kanë klasifikuar në “Top 10-shen” e restoranteve më të mira në Europë.