Guidë prindërimi, 10 këshilla si të rrisësh fëmijë praktikë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:45 31-03-2015 Guidë prindërimi, 10 këshilla si të rrisësh fëmijë praktikë

Elasticiteti është një cilësi thelbësore për të jetuar një jetë të mirë, dhe Bebja.com ju sjell 10 këshilla të vlefshme se si ti mësoni fëmijët të jenë praktikë që të vegjël në mënyrë që të përballen me jetën në të ardhmen.

Duhet të jeni vetë një model

Shumica e njerëzve nuk ecin përpara në jetë pasi mendojnë se sa e vështirë është ta bësh një gjë, por prindërit mund tu tregojnë fëmijëve të tyre se edhe kur ata janë në vështirësi, ata  ende kanë vullnet dhe forcë për ndërmarrë veprime.  Kur prindërit ballafaqohen me humbjen e një pune, me vdekjen e një të familjari, apo me divorcin,  ata duhet të fokusohen në gjërat që ata mund të kontrollojnëdhe jo në ato që smund ti kontrollojnë. Fëmijët kanë do të përballen me vështirësitë në të njëjtën mënyrë, rrugë, si prindërit.

Ta bëni të ndihet i dobishëm

Kur dikush ndjen se ka diçka për të ofruar, ai ndërton një ndjenjë të qëllimit dhe forcës. Kjo ndjenjë e qëllimit i ndihmon fëmijët dhe të rriturit të ngulmojnë përballë pengesave.

Të jenë mirënjohës

Hulumtimet tregojnë se njerëzit të cilët bëjnë një listë me tre gjëra për të cilat janë mirënjohës për çdo ditë ata janë më të fortë dhe  më të lumtur. Kjo ju ndihmon të shikoni një botë ndryshe. Ju ndihmon për tu përqendruar në gjërat që po ndodhin gabim dhe në momentin kur ju vendosni të ndani gjërat që jeni mirënjohës, ju filloni duke parë gjërat pozitive rreth vetes.

Mësoji përgjegjësinë

Kjo mund të jetë aq e thjeshtë duke nisur që nga caktimi i detyrës për fëmijët që të jenë përgjegjës për vënien e lodrave të tyre në vendet e caktuara apo larg fëmijëve më të vegjël. Kur ju ndihmoni fëmijët të marrin përgjegjësi, ju jeni duke u treguar atyre se ata kanë në kontroll diçka.

Nuk duhet ti ndihmojnë fëmijët (shumë)

Kur fëmijët janë duke luftuar me një problem në matematikë, mos u ofroni direkt që ta zgjidhni. Bebja.com ju sugjeron ti pyesni:  Si e keni zgjidhur problemin e fundit? Është më mirë që ti ndihmoni ata që të mbajnë mend se sa të suksesshëm kanë qenë në të kaluarën. Ndjenja e tyre e arritjes dhe e të mësuarit kur ata janë duke zgjidhur problemin është shumë më e madhe dhe e rëndësishme se zgjidhja e një problemi.

Lëri fëmijët të provojnë pasojat e një veprimi

Nëse një fëmijë i dëmton lodrat e tij apo karamelet e tij të preferuara i ha brenda një dite, rezistojini tundimit për tia zëvendësuar menjëjerë kur tua kërkojë. Në vend të kësaj, lereni të përjetojnë pasojat natyrore të zhgënjimit. Në qoftë se ata e dinë se menjëherë ju do ti jepni para për çdo gjë që duan ata nuk po mësojnë asgjë që duhet për të qenë të fortë për jetën.

Lejojeni të  dështojë

Mos mendoni se fëmijët duhet të kenë nga një trofe për çdo gjë ata e kanë bërë. Fitorja e vërtetë mund të jetë në qoftë se fëmijët mësojnë se “nëse unë dua që të fitoj, unë kam për të praktikuar shumë dhe kam për të punuar fort sepse kjo është e vështirë”, ose, “Unë duhet të organizohem më mirë me shokët e mi të skuadrës”.

Inkurajoi në marrjen e rrezikut

Nuk do të thotë që të lejoni fëmijët për të bërë gjëra që janë të pasigurta. Mendoni që ti lini të hidhen në pishinë nga trampolina apo të ngjiten në një pemë, të bëjnë gjëra që ata besojnë se mund tia dalin, por kanë nevojë për besimin tuaj, jo që ju ti frikësoni.

Rëndësia e autoritetit

Sigurisht që prindërit duhet të vendosin kufij. Nuk ka tolerime për sa i përket çështje që ka të bëjnë me rrezikun, siç nuk mund të toleroni që fëmija të vendosë nëse do apo jo që të lidhet me rrip sigurimi në makinë. Ju jeni autoriteti i padiskutueshëm kur vjen fjala për të zbatuar rregullat të tilla.

Duajini shumë fëmijët tuaj

Kjo mund të jetë e qartë, por është dhe shumë e rëndësishme gjithashtu. Bota është e vështirë, dhe fëmijët do të dështojë, ata do të jenë në vështirësi, do të vuajnë apo në marrëdhënie problematike. Qëllimi është që kur ata të jenë në këto vështirësi ta dinë se nuk ka rëndësi se çfarë ndodh, sepse ata kanë gjithmonë dashurinë tuaj. Kur ata vijnë në shtëpi, dhe përqafohen prej jush, kjo i bën që të përballen me botën me më shumë besim. 

*Bebja.com

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014804124832153
array(1) { ["section"]=> string(63) "guide-prinderimi-10-keshilla-si-te-rrisesh-femije-praktike-7475" }